LAJMI I FUNDIT:

Postimi i vitit 2014 në Twitter i Trump po rishpërndahet gjithandej – ja çfarë kishte shkruar ai rreth “dallimit ndërmjet fituesit dhe humbësit” atëbotë

Postimi i vitit 2014 në Twitter i Trump po rishpërndahet gjithandej – ja çfarë kishte shkruar ai rreth “dallimit ndërmjet fituesit dhe humbësit” atëbotë

Vetëm një ditë pasi votimet u mbyllën për Zgjedhjet në SHBA 2020, presidenti Donald Trump pranoi se humbja nuk ka qenë kurrë e lehtë për të.

“Të fitosh është e lehtë. Humbja nuk është kurrë e lehtë”, tha ai. “Jo për mua nuk është”.

Dhe reagimi i tij ndaj rezultateve të zgjedhjeve është një dëshmi për këtë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Donald Trump ka pretenduar për mashtrim të votuesve që kur Biden e kapërceu atë me të paktën 253 vota elektorale (264, nëse llogaritet Arizona).

Madje, Trump ka pretenduar vazhdimisht se ai ka qenë një viktimë e mashtrimit masiv, pa ndonjë provë thelbësore për të mbështetur pretendimet e tij.

Ai gjithashtu premtoi të kërkojë nga Gjykata e Lartë që shtetet që janë ende duke numëruar votat të ndalojnë.

Sipas Trump, çdo votë e numëruar pas ditës së zgjedhjeve duhet të deklarohet e paligjshme dhe e pavlefshme.

Në fakt, të enjten, Trump kishte një postim në Twitter dhe shkroi: “Ndaloni numërimin”.

Këto të reagime të Trump, ndoshta një reagim ndaj mundësisë që ai të mos zgjidhet përsëri si President i Shteteve të Bashkuara.

Dhe ky reagim ka nxitur shumë njerëz në botë, aq sa “manjakët” e Twitter-it kanë gjetur një cicërimë të bërë para gjashtë vitesh nga Trump ku ai kishte folur për mënyrën se si njerëzit duhet t’i përgjigjen fitoreve dhe humbjeve.

Bëhet fjalë për dhjetorin e vitit 2014, kur Trump kishte shkruar në Twitter: “Ajo që ndan fituesit nga humbësit është se si një person reagon ndaj çdo kthesë të re të fatit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Njihuni me rekrutët ukrainas që po përgatiten për betejë të re

Njihuni me rekrutët ukrainas që po përgatiten për betejë të re

Evropa
Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit - askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën

Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit - askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën

Bosnja
Ministri i Jashtëm polak thotë se vendi i tij duhet të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë, para se të futen në hapësirën e tyre ajrore

Ministri i Jashtëm polak thotë se vendi i tij duhet të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë, para se të futen në hapësirën e tyre ajrore

Evropa
Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Kharkiv

Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Kharkiv

Evropa
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Kalo në kategori