LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Filipçe dge Zaev janë rreziku numër një për shëndetin e qytetarëve

OBRM-PDUKM: Filipçe dge Zaev janë rreziku numër një për shëndetin e qytetarëve

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Filipçe dhe Zaev janë rreziku numër një për shëndetin e qytetarëve”.

“Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 13 persona, ndërsa kemi numër rekord prej 1.275 të infektuar. Maqedonia me Filipçen dhe Zaevin mban rekord të zi në rajon dhe më gjerë për nga numri i të infektuarve, me 12.762 raste aktive dhe 1.084 të vdekur nga coronavirusi. Ata nuk janë numër i thjeshtë, ata janë prindër, fëmijë, vëllezër, motra, familjarë dhe miq”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se derisa qytetarët vdesin nga virusi, ministrat testohen falas dhe kanë terrapi ekstra.


“Në realitet qytetarët me ditë presin për testim, njeriu ka humbur jetën duke pritur ndihmë gjithë ditë, tjetri në Kërçova ka marrë infuzion në oborr të spitalit, për çdo ditë dëgjojmë thirrje të pacientëve në spitalet shtetërore të cilët kërkojnë të hospitalizohen, ndërsa spitalet janë të mbushura, ndërsa të sëmurët kronikë nuk mund të marrin mbrojtje shëndetësore dhe kujdes”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, Filipçe do të shkruhet me germa të zeza në shëndetësinë e Maqedonisë dhe se ai tregon paaftësi të menaxhojë me krizën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Loci nuk shpreh pendesë: Në gishta i njoh ata që i kam rrahur

Lajme

"Bënin jetë luksi”, media britanike: Bosëve të bandave shqiptare u jepej leja e qëndrimit në Britani, martoheshin me gra nga vendet e BE-së

Lajme
Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Loci tregon se si ishte kamufluar si gazetar i Tanjugut për të marrë pjesë në seanca ku dënoheshin shqiptarët

Lajme
Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Familja e Liridon Rexepit të arrestuar në Turqi: Ai është i pafajshëm

Lajme
Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Çanak tregon se ku i morën informacionet që Beogradi po përgatit zhvendosjen e serbëve nga veriu i Kosovës në Sanxhak

Lajme
Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Mehmet Loci e pranon se ka ushtruar dhunë ndaj ish të burgosurve politikë

Lajme
Kalo në kategori