LAJMI I FUNDIT:

Inspektohen automjetet e rënda transportuese, shqiptohen dhjetëra gjoba

Inspektohen automjetet e rënda transportuese, shqiptohen dhjetëra gjoba

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektorët e Ministrisë së Infrastrukturës, kanë zhvilluar një aksion të përbashkët për inspektimin e automjeteve të rënda të transportit rrugor, më ç’rast kanë shqiptuar dhjetëra gjoba.

Gjatë këtij inspektimi ishte edhe Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ku tha se ky aksion ka të bëjë me kontrollin e transporti të peshave të rënda, si dhe për ngritje të vetëdijes qytetare për rrezikun në rrugë.

Ministri Abrashi ka thënë se përveç ngritjes së vetëdijes, po bëhet edhe një kontroll teknike, në pikat e ndryshme të Kosovës.


“Tani jemi për të bërë një kontroll rutinore, të ngrisim vetëdijen dhe t’i marrim parasysh vendimet dhe rekomandimet e grupit punues të cilit është duke punuar tash e disa muaj në ministri, në mes të eksperteve me të mirë të ministrisë dhe policisë për ti evidentuar pikat, le të themi njollat e zeza në komunikacion, në mënyrë që t’i trajtojmë secilën një nga një. Ideja themelore është që ne të punojmë në vazhdimësi për t’i eliminuar rreziqet në rrugë dhe për të ngritë vetëdijen në transportin rrugorë, rrezikshmërinë dhe për një transport të sigurt. Ajo çka kemi planifikuar këtë vit, dhe muajt e ardhshëm është që në kuadër të ngritjes së vetëdijes, të kemi edhe një kontroll teknike, mobile e cila do të vendoset në pika të ndryshme të Kosovës e cila do të ndikoj në uljen e rrezikshmërisë dhe siguri me të lartë në rrugë”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa, Drejtor i inspektoratit, Qerkin Dukolli, ka theksuar se vetëm këto dy ditë janë shqiptuar mbi 40 gjoba kundërvajtje të ndryshme ndaj automjeteve të transporteve të rënda.

“Deri në momentin kur po flasim janë mbi 40 parregullsi që janë hasur, në kundërvajtje të ndryshme për të cilat janë shqiptuar dënime sipas dispozitave ligjore që i parasheh ligji… Ajo çfarë është me interes për ta thënë, i tërë ky aksion e ka vetëm një qëllim, ngritja e sigurisë në komunikacionin rrugor. Ne po investojmë në infrastrukturë rrugore, ne duhet të investojmë që sa me tepër në sinjali stikë, faktorin teknik të automjeteve. Ky ka qenë kontroll teknik i jashtëzakonshëm dhe ajo çfarë është e mirë, domethënë të iu bëjmë apel të gjithë ngasësve në komunikacion që të respektojnë shenjat e komunikacionit, që t’i mirëmbajnë automjetet e tyre dhe të ngasin në mënyrë të sigurt sepse vetëm kështu e ngrisim sigurinë, e ulim numrin e aksidenteve me fatalitete dhe dëme materiale”, ka thënë Dukolli.

Ndërkaq nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi deklaroi se fokus i këtij inspektimi është kontrolli i automjeteve të rënda për gjendjen teknike, përderisa ka theksuar se për kontrolle teknike janë shqiptuar dënime deri 150 euro.

“Fokusin e kemi pasur tek sistemi i drejtimit, i frenimit dhe sistemi ndriçues, por edhe pjesë tjera do të thotë elemente teknike të automjetit siç janë edhe gomat, pjesë të gjamit përparme, apo hapësirës tjetër të mjeti. Janë dënimet të cilat, sidomos të kontrollet teknike të automjeteve, janë dënimet 150 euro për shofer, mirëpo edhe në shumë më të larta për personat juridik apo personat përgjegjës apo edhe kompanitë përkatëse”, ka thënë Rexhepi.

Në fund u bë thirrje që pjesëmarrësit në trafik të jenë të kujdesshëm në trafik.

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti: Kosova në udhëkryq, ose të bashkohet me Shqipërinë ose me Serbinë

Analisti: Kosova në udhëkryq, ose të bashkohet me Shqipërinë ose me Serbinë

Lajme
Prokuroria Speciale mban konferencë për media, pritet të ngritet aktakuzë në rastin e Banjskës

Prokuroria Speciale mban konferencë për media, pritet të ngritet aktakuzë në rastin e Banjskës

Drejtësi
Pamje nga vizita e Kurtit në veri - vizita në Leposaviq, dreka në HEB's dhe takimet me qytetarë

Pamje nga vizita e Kurtit në veri - vizita në Leposaviq, dreka në HEB's dhe takimet me qytetarë

Lajme

"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen

Drejtësi
Prizrenasi has në një kuti metali ushtarake - gjenden krehër me municion, plumba dhe granata dore

Prizrenasi has në një kuti metali ushtarake - gjenden krehër me municion, plumba dhe granata dore

Kronika e Zezë
Forumi i Paqes në Pejë, Asllani: Roli jonë është që të parandalojmë konflikte, të ndërtojmë paqe

Forumi i Paqes në Pejë, Asllani: Roli jonë është që të parandalojmë konflikte, të ndërtojmë paqe

Lajme
Kalo në kategori