LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia, nxitësi kryesor i numrit të madh të votuesve në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ekonomia, nxitësi kryesor i numrit të madh të votuesve në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ekonomia e SHBA-së është arsyeja kryesore pse qytetarët amerikanë në masë të madhe kanë dalë sot për të votuar në zgjedhjet presidenciale, thuhet në një sondazh të realizuar sot.

Kjo mund të jetë një shenjë e mirë për Donald Trumpin, i cili në këtë aspekt prin bindshëm kundër rivalit Joe Biden, i cili ishte pro mbylljes së vendit si preventivë për luftimin e COVID-19, transmeton Telegrafi.

Madje 34 për qind e qytetarëve, sipas sondazhit thuhet se ishte ekonomia ajo që i ka nxitur ata të dalin në votime.


E në rend të tretë është shfaqur problemi i coronavirusit, ku 18 për qind e amerikanëve janë deklaruar se pandemia e COVID-19 i shqetëson më së shumti. E në sondazh është përfshirë edhe pabarazia me 21 për qind që renditet në vendin e dytë.

E pazakontë për zgjedhjet amerikane, ku krimi dhe siguria nuk ka zënë edhe aq vend të veçantë – pasi 11 për qind e qytetarëve janë shprehur të brengosur më së shumti për këto çështje. /Telegrafi/