LAJMI I FUNDIT:

Interi i gatshëm të shesë Eriksenin në janar – PSG përgatit ofertën për danezin

Interi i gatshëm të shesë Eriksenin në janar – PSG përgatit ofertën për danezin

Tashmë nuk është një sekret se Interi dëshiron të largojë Christian Eriksenin edhe pse lojtari kaloi në janar në Giuseppe Meazza

Nerazzurët nuk e shohin danezin si pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe janë të gatshëm që të shesin atë qysh në afatin dimëror.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Paris Saint-Germain është i interesuar në transferimin e Eriksenit në janar.


Skuadra italiane ka informuar kampionin e Ligue 1 se presin ofertën e duhur për të lejuar largimin e lojtarit në janar.

PSG po ashtu duhet të arrijë marrëveshje edhe me Eriksenin që fiton 7.5 milionë euro në edicion te Interi. /Telegrafi/