Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë reagimin e tij të parë pas shortit të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij do të përballet me Real Madridin për një vend në raundin e 1/16.
Në një konferencë shtypi para ndeshjes me Arsenalin në Ligën Premier, Guardiola foli për sfidën e rëndësishme që i pret në Evropë.
Manchester City, kampionët e Ligës Premier, kanë përfunduar në vendin e 22-të në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, gjë që i ka lënë me një situatë të vështirë në këtë fazë të garës.
Ky do të jetë sezoni i katërt radhazi që Manchester City dhe Real Madrid takohen në Ligën e Kampionëve, dhe pas këtyre ndeshjeve, dy skuadrat do të kenë luajtur 14 herë kundër njëra-tjetrës.
“Duket sikur është bërë një derbi tashmë. Katër vite me radhë duke u përballur me Real Madridin”.
“Shpresoj që të arrijmë në formë të mirë këtu dhe një javë më vonë në Madrid në kushtet më të mira”, ka thënë Guardiola fillimisht.
Ndërkohë, ndeshjet me Real Madrid do të jenë të ndërlidhura me sfida të rëndësishme në Ligën Premier, duke përfshirë një takim me Newcastle.
Guardiola nuk harroi të bënte një shaka për orarin e ndeshjeve.
“Është e vështirë të luash kundër Real Madrid ose Bayern Munich. Problemi është se në mes kemi një ndeshje me Newcastle, dhe gjithmonë ata janë shumë të sjellshëm me orarin tonë… për shumë, shumë vite”, përfundoi ai./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Varane ia zbulon Tchouamenit arsyen e largimit nga Real Madridi

“Unë do të doja Mbappen në Juventus, por edhe Del Pieron dhe Zidanen” - aksionari miliarder i klubit italian do emra të mëdhenj te "Zonja e Vjetër"

Si pritet të rreshtohet Real Madridi me Alonson si trajner dhe Alexander-Arnoldin e avancuar

Tifozët e Liverpoolit djegin fanellat e Alexander-Arnold në shenjë proteste ndaj kalimit të tij te Real Madridi

Real Madridi do të sjellë një zëvendësues për Kroos apo Modric, vlen 60 milionë euro

Shuma e frikshme e parave që Mbappe i refuzoi nga PSG-ja vetëm edhe për një vit qëndrim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?