LAJMI I FUNDIT:

Me këtë ritëm, amerikanët mund ta thyejnë rekordin 112-vjeçar të pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale

Me këtë ritëm, amerikanët mund ta thyejnë rekordin 112-vjeçar të pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë planifikuar për nesër dhe në periudhën që është pas nesh, deri më tani kanë votuar një numër rekord prej 93 milionë qytetarësh.

Kjo është pikërisht arsyeja pse zgjedhjet presidenciale të këtij viti mund të kenë pjesëmarrjen më të lartë në 112 vitet e fundit, në një kohë ndoshta të ndarjes më të madhe politike dhe pandemisë së coronavirusit, shkruan theguardian.

Në një vend ku mbajtja e maskave është bërë gjithashtu një gjë politike, duket se qytetarët po mundohen t’i shmangin turmat më 3 nëntor dhe të hedhin votën e tyre, transmeton Telegrafi.


Sipas të dhënave nga Universiteti i Florida, më shumë se 93 milionë qytetarë tashmë kanë votuar. Për hir të krahasimit, gjithsej 136 milionë qytetarë votuan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Michael McDonald, një profesor në Universitetin e Florida që merret me statistikat e zgjedhjeve të këtij viti, beson se një total prej 150 milionë amerikanëve mund të shkojnë në votime, që do të përfaqësonte një pjesëmarrje prej 65 për qind. Kjo do të ishte përqindja më e lartë e pjesëmarrjes që nga viti 1908.

Dita zyrtare e zgjedhjeve fillon të martën, 3 nëntor dhe qytetarët do të zgjedhin midis Joseph Bidenit dhe Donald Trumpit ndërsa 239 milionë qytetarë kanë të drejtën e votës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori