LAJMI I FUNDIT:

Raportuesja për Kosovën thotë se po ndodhin vjedhje brenda Parlamentit Evropian

Raportuesja për Kosovën thotë se po ndodhin vjedhje brenda Parlamentit Evropian

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë se laptopët, kamerat, disqet me informacione të ndjeshme vidhen rregullisht nga zyrat private. Për këtë, ajo thotë se është pajisur me kasafortë, ku do t’i vendos të gjitha gjërat e vlefshme.

Ajo ka postuar edhe disa fotografi, ku shihet duke i vendosur gjërat e saj në një kasafortë, transmeton Telegrafi.


“Mirë se vini në Parlamentin Evropian ku laptopët, kamerat, disqet me informacione të ndjeshme vidhen rregullisht nga zyrat private. Zgjidhja? Bëhuni krijues, merrni kasafortën më të rëndë që keni, mbusheni me të gjitha gjërat e vlefshme dhe rrini vigjilentë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Vjedhje në institucionet e shtetit kanë ndodhur edhe para disa ditëve në Kosovë. Në Thesarin e Shtetit janë vjedhur mbi dy milionë euro, ndërkaq në Agjencinë e Veterinarisë dhe Ushqimit është vjedhur një kasafortë, pesha e së cilës ishte rreth 300 kilogramë. Për këto vjedhje, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori