LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet Coutinho, mund të mungojë ndaj Juventusit

Lëndohet Coutinho, mund të mungojë ndaj Juventusit
(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Barcelona ka konfirmuar që Philippe Coutinho ka pësuar lëndim në ndeshjen e të shtunës kundër Real Madridit.

Blaugranët pësuan me rezultat 3-1 nga rivali i përbetuar në Camp Nou në derbin ‘el Clasico’, ndërsa për t’u bërë punët më keq, është shtuar edhe lëndimi i brazilianit.


Në një komunikatë për shtyp të katalunasve thuhet se Coutinho i ka lënduar muskujt e pasmë të këmbës.

(Foto: Instagram/phil.coutinho)

Megjithatë, klubi nuk ka saktësuar mungesën e mesfushorit ofensiv duke thënë se do të varet nga evoluimi i dëmtimit.

Ndërsa gazeta spanjolle, AS, raporton se 28-vjeçari pritet të mungojë deri në tri javë, që do të thotë se nuk do të jetë në disa ndeshje vendimtare të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e radhës, Barcelona e luan në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit (të mërkurën, 28 tetor), ndërsa mungesa e Coutinhos do t’i sjellë kokëçarje trajnerit Ronald Koeman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori