Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ka realizuar takime me krerët shtetëror.
Fillimisht ai u prit nga homologu Zoran Zaev, ndërsa pas takimit ata patën edhe konferencë për shtyp. Siç thanë ata, në takim theks të veçantë iu vendos autostradës Shkup-Bllacë.
Zaev tha se kjo autostradë ka kuptim strategjik për të dy vendet dhe për rajonin dhe pritet që të ndërtohet brenda dy viteve e gjysmë, edhe pse sipas dokumentacionit projektues të Bankës Evropiane është parashikuar aktivitetet ndërtimore të zgjasin tre deri në katër vjet.
“Autostrada Shkup-Bllacë aq sa ëshët e rëndësishme për Kosovën, njësoj është edhe për Maqedoninë, sepse udhëtimi për në Prishtinë do të zgjasë 40 deri 45 minuta. Për pjesën e parë prej dy kilometrash ka përfunduar tenderi, fitoi Granit. Pjesa e dytë është në fazën e përfundimit të shpronësimit. Nëse i kryejmë në këto punë deri në fund të vitit, në fillim të vitit të ardhshëm, ose në tremujorin e parë të vitit 2021 do të fillojmë me realizimin e plotë të autostradës”, tha Zaev,
Ndërsa homologu i tij Avdullah Hoti, u shpreh i kënaqur që Maqedonia ka avancuar sa i përket ndërtimit të autostradës.
“Më vjen mirë që dëgjoj se keni avancuar në procedurat sa i përket ndërtimit të autostradës nga Shkupi deri në kufi. Ne e kemi përfunduar pjesën tonë dhe besoj se duke avancuar edhe më ndërtimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar ne e lidhin Prishtinë me Shkupin në më pak se një orë”, deklaroi Avdullah Hoti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?