LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Obiliqit përkrah bizneset që janë përballur me vështirësi gjatë pandemisë

Komuna e Obiliqit përkrah bizneset që janë përballur me vështirësi gjatë pandemisë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e bizneseve të vogla, të mesme dhe gastronomët që operojnë në komunën e Obiliqit.

Sipas njoftimit të Komunës “Gashi fillimisht i njoftoi për të gjithë aktivitetin e institucionit komunal lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, shprehi falënderimin e tij për bashkëpunimin e treguar nga ana e bizneseve, duke qenë kështu të bashkuar në parandalimin dhe luftimin e kësaj pandemie”.


“Në këtë takim, njoftoi të pranishmit me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me programin e rimëkëmbjes ekonomike, ku komuna e Obiliqit ka përfituar mjete prej 290,530.18€, këto mjete janë dedikuar për sektoret më të prekura nga pandemia Covid-19; shëndetësia, bujqësia dhe ekonomia.

Kësisoj, për të përkrahur bizneset që të vazhdojnë punën pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia, për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, individuale dhe gastronomitë, komuna e Obiliqit ka ndarë vlerën prej 130.000.00€, ndërsa për sektorin e bujqësisë janë ndarë 70,580.00€, në total 200,580.00€”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se “të gjitha bizneset kanë pranuar formularin e aplikimit nga ana e zyrtareve të DEFZH-së dhe afati i fundit për dorëzim është data 28 tetor 2020 ( e merkure) ora 16:00, pas vlerësimit nga ana e komisionit, do bëhet kategorizimi i bizneseve dhe do të përcaktohet shuma e subvencionimit, e cila do të jetë solide por që do të ndikojë sadopak në rimëkëmbjen e veprimtarisë së tyre”.

“Në kuadër të këtij programi për rimëkëmbje, komuna e Obiliqit ka ndarë vlerën prej 90,000.00€ për sektorin e shëndetësisë të dedikuara për testime serologjike”.

Kryetari Gashi, ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e bizneseve për prezencen e tyre, ku theksoi se: “Situata me pandeminë Covid-19 ka vështirësuar secilin sektor, por përkrahja dhe mbështetja për bizneset do të vazhdojë në mënyrë të krijohet një stabilitet socio-ekonomike”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori