LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e fillon sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me fitore përballë Ferencvarosit

Barcelona e fillon sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me fitore përballë Ferencvarosit
Foto: FC Barcelona/Twitter

Barcelona e ka filluar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me fitore 5-1 kundër Farencvarosit.

Skuadra katalunase kaloi në minutën e 27-të në epërsi me anë të Lionel Messit që shënoi nga penalltia.


Derisa po përfundonte pjesa e parë, Ansu Fati (42’)  pranoi një asistim magjik nga Frenkie de Jong për të realizuar për 2-0.

Pjesa e dytë filloi edhe më mirë për katalunasit që  shënuan për 3-0 me anë të Philippe Coutinhos në minutën e 52-të me një asist të Fatit.

Por, Blaugranasit ishin të pafat, shkaku që Gerard Pique u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 68-tëpër ndërhyrje të palejueshme.

Më pas, Ferencvaros fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi Igor Kharatin në minutën e 70-të.

Barcelona nuk u ndal me kaq dhe arritën të shënonin për 4-1 me anë të Pedrit që realizoi në minutën e 82-të, derisa Ouseman Dembele (89′) shënoi edhe të pestin për vendasit.

Barcelona me këtë fitore është lider i Grupit G me tri pikë, aq sa ka edhe Juventusi që mposhti Dinamo Kievin me rezultat 2-0. /Telegrafi/

https://twitter.com/CrewsMat19/status/1318645759261147137

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori