LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë talentët që premtuan shumë, mirëpo nuk arritën të përmbushin potencialin e tyre te Chelsea – çfarë ndodhi me ta?

Gjashtë talentët që premtuan shumë, mirëpo nuk arritën të përmbushin potencialin e tyre te Chelsea – çfarë ndodhi me ta?

Chelsea është i njohur si një klub që ka shumë lojtarë të talentuar, mirëpo që shumica prej tyre luajnë në huazim.

Klubi londinez ndër vite ka arritur të përfitojë shuma të majme nga huazimet e bëra në tërë Evropën, derisa në total ka mbi 40 sosh vetëm në këtë vit.


Aktualisht, prej lojtarëve të akademisë që luajnë për skuadrën e parë janë, Tammy Abraham, Mason Mount, Reec James dhe Billy Gilmour.

Por, Sun Sport ka përpiluar një istë me lojtarët që te Chelsea pritej shumë nga ta, mirëpo që nuk e përmbushën potencialin e tyre:

Gael Kakuta

Chelsea ishte ndëshkuar me 16 muaj mos transferim të lojtarëve në vitin 2009, shkaku që kishte bindur Kakutan në vitin 2007 që të shkëpuste kontratën me Lens të Francës. Lojtari është aktualisht në huazim pikërisht te Lens nga Amiens.

Josh McEachran

Ishte përshkruar si njëri ndër talentët në posedim të Chelseat, derisa edhe Real Madridi ishte i interesuar për të. Lojtari parashikohej si zëvendësues i Frank Lampardit, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë. Lojtari luan te Birmingham City.

Bertrand Traore

Traore ishte transferuar në vitin 2013, mirëpo The Blues e paguan më shtrenjtë atë kalim në verën e kaluar. FIFA i ndëshkoi me një vit mos transferime të lojtarëve, shkaku që kishin transferuar lojtarë nën moshë, në listë ishte edhe Traore. Sulmuesi u transferuar në këtë verë te Aston Villa.

Dominic Solanke

Jose Mourinho kishte thënë se sulmuesi ka një potencial të jashtëzakonshëm, mirëpo te Chelsea asnjëherë nuk e dëshmoi atë. Aktualisht luan te Bournemouthi.

Islam Feruz

Ylli aktual i Liverpoolit, Andyr Robertson e kishte përshkruar atë si një ‘Djalosh i Artë’ për talentin që kishte kur luanin së bashku te Celticu, por te Chelsea nuk kishte arritur të shkëlqente. Aktualisht nuk ka klub. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori