I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa zbatimin e Asociacionit të komunave serbe pasi sipas tij për këtë Kosova është zotuar.
Ai pas përfundimit të takimeve në Kosovë në një konferencë për media tha se gjatë këtyre tri ditëve në takimet që ka pasur me përfaqësues të pozitës dhe opozitës nuk ka pasur ndonjë problem për pikën e marrëveshjes rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
Lajçak tha se marrëveshja për Asociacionin është arritur në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015 por nuk është zbatuar.
“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes dhe do të implementohet pas nënshkrimit të marrëveshjes. Por detajet e Asociacionit do të diskutohen si pjesë e marrëveshjes. Implementimi fillon pas nënshkrimit. Duhet ta kemi të qartë se çfarë nënshkruajmë dhe çfarë implementojnë”, tha ai, raporton Telegrafi.
Lajçak tha se nëse nuk ka marrëveshje nuk do të ketë normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, dhe sipas tij nuk ka marrëveshje pa Asociacionin e Komunave Serbe.
“Ne po negociojmë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Për mua nuk i bie që ta përkufizoj se çka i bie normalizimi. Ana e Kosovës e ka bërë shumë të qartë se si është interpretimi i normalizimit. Ne jemi këtu që të gjejmë një normalizim apo të lehtësojmë procesin mes Kosovës dhe Serbisë. Janë dy palët që duhet të dakordohen. Nuk jam në pozitë që ta dua më shumë arritjen e marrëveshjes se Kosova dhe Serbia. Nëse nuk ka marrëveshje nuk do ketë normalizim, dhe nuk ka marrëveshje pa Asociacionin sepse Kosova e ka marr zotimin, Kuvendi e ka ratifikuar. Është pjesë e procesit dhe negociatave. Kur politikanët kanë thënë që rasti është mbyllur ata nuk dua ta rihapin tekstin dhe ne nuk kërkojmë ta rihapin tekstin por ta implementojnë. Nuk kam takuar asnjë partnerë gjatë këtyre tri ditëve që ka ndonjë problem të këtyre çështjeve që është diskutuar. Në çdo negocim, nëse dua të marr diçka duhet të jem i gatshëm dhe të jap diçka. Dy palët duhet të jenë të gatshëm të marrin dhe të japin diçka”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit