LAJMI I FUNDIT:

Zemaj pranon emblemën e Policisë së Kosovës në shenjë mirënjohje

Zemaj pranon emblemën e Policisë së Kosovës në shenjë mirënjohje

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pranuar emblemën e Policisë e Kosovës.

Zemaj gjatë vizitës në Pejë, ka thënë se Policia e Kosovës është në krye të institucioneve më të besueshme në vend, transmeton Telegrafi.

“Vizita te ky sektor qenësor i shtetit tonë, në Pejë, më mbush edhe me krenari, prandaj me kënaqësi kam pranuar emblemën e policisë, si shenjë mirënjohje”.


Grupi punues për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, është shumë i përkushtuar që sa më parë ta finalizojë detyrën dhe punën e vet, andaj, do të jetë lajm shumë i mirë edhe për Policinë tone”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj ka thënë se “Policia edhe gjatë pandemisë është në krye të detyrës, me kapacitet të plotë”.

“Përkushtimi për zbatim të ligjit u konfirmua edhe me numrin e të infektuarve dhe rastet tragjike nga Covid 19, brenda radhëve të Policisë tonë.

Për fat të keq, Covid-19 ka prekur edhe pjesëtarë të PK-së e madje kemi pas edhe jetë të humbura të policëve si pasoj e infeksionit me Covid, andaj i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve, ndërsa të infektuarve shërim të shpejt”./Telegrafi/