LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarë të lartë në Qipro të implikuar në planin për t’u shitur pasaporta kriminelëve – Al Jazeera zbulon ‘detajet e skemës’

Zyrtarë të lartë në Qipro të implikuar në planin për t’u shitur pasaporta kriminelëve – Al Jazeera zbulon ‘detajet e skemës’

Disa zyrtarë të lartë të Qipros – përfshirë politikanë, avokatë dhe biznesmenë të pasurive të patundshme – janë të përfshirë në një skemë që lejon kriminelët të blejnë një pasaportë evropiane duke përdorur shtetësinë e vendit përmes një programi investimi, ka zbuluar një hetim i Al Jazeera.

Në “The Cyprus Papers Undercover”, Al Jazeera zbulon se si gradat më të larta politike të vendit janë të gatshme të ndihmojnë dhe të mbështesin kriminelët e dënuar për të marrë shtetësinë qipriote, duke ua ofruar qasjen kriminale në tregjet e brendshme të Bashkimit Evropian dhe udhëtimet pa viza, përcjell Telegrafi.


Midis tyre janë kryetari i parlamentit Demetris Syllouris dhe anëtari i parlamentit, Christakis Giovanis (i njohur gjithashtu në Qipro si Giovani), i cili është gjithashtu një nga zhvilluesit më të mëdhenj të vendit të pasurive të patundshme.

Zbulimi vjen dy muaj pasi “Njësia Hetuese” e Al Jazeera publikoi “The Cyprus Papers”, një rrjedhje prej 1,400 dokumentesh që tregojnë se Qiproja rregullisht nuk u përmbahet ligjeve të veta dhe lejoi kriminelët dhe të arratisurit e dënuar të marrin shtetësinë e saj.

Pas hetimit, Qipro mbrojti programin, duke thënë se kishte pasur disa gabime në vitet e fundit, por shtrëngimi i ligjeve dhe kontrollet e të kaluarës së aplikantëve ishin të mjaftueshme për të ndaluar kriminelët të marrin një pasaportë.

Ndryshe, siç shkruan më tej Al Jazeera, shtetësia e Qipros përmes programit të investimeve jep një pasaportë qipriote për këdo që investon të paktën 2.5 milionë dollarë në vend, shpesh përmes investimeve në pasuri të paluajtshme.

Që nga viti 2013, kur filloi programi i pasaportave, vendi ka përfituar më shumë se shtatë miliardë euro (8 miliardë dollarë). Shuma përdoret për të mbajtur në këmbë ekonominë e vendit.

Edhe pse ligjor, programi është kritikuar rregullisht nga Bashkimi Evropian dhe OJQ-të anti-korrupsion, duke thënë se ai ka lehtësuar pastrimin e parave nga rusët dhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori