LAJMI I FUNDIT:

Hoti nuk raporton para Komisionit Parlamentar për të pagjeturit

Hoti nuk raporton para Komisionit Parlamentar për të pagjeturit

Kryeministri Avdullah Hoti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut për të raportuar lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë.

Kreu i qeverisë për këtë temë ka deleguar ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj po ashtu ka deleguar një përfaqësues nga dikasteri i saj.


Ndryshe, Nesrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave” u ka bërë thirrje përfaqësuesve të vendit që sa më parë të kushtëzojnë bisedimet me Serbinë në Bruksel dhe të vendosin në radhë të parë çështjen e personave të pagjetur, zbardhjen e tyre dhe kthimin e eshtrave në Kosovë.

“Kërkoj nga shteti i Kosovës të mos bëjnë politika të gabuara kur janë në pyetje më të dashurit tanë. Për Driton Selmanaj kjo temë është e konsumuar, për mua jo sepse unë kam të drejtë te kërkoj birin tim, Albionin dhe të gjithë bijtë e bijat e Kosovës të cilat ende rezultojnë të pagjetur”, ka deklaruar Kumnova. /Telegrafi/