Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime?
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
DASHI (21. 03. – 20. 04)
Karriera: Ndërsa java vazhdon, do të bëhet gjithnjë e më e qartë se ajo që po bëni është më e rëndësishme nga sa dukej në fillim. Kjo do t’ju motivojë që të punoni edhe më shumë dhe më me zell. Shansi i këtillë vjen rrallë, andaj do të ishte dëm të mos e shfrytëzoni deri në fund.
Shëndeti: Mos e humbni energjinë tuaj.
Dashuria: Do të keni nevojë shumë të madhe për siguri pothuajse gjatë gjithë javës. Për këtë arsye shumica do të bëjnë edhe kompromise. Megjithatë, në thellësinë e shpirtit do të ruani disa dëshira tuajat dhe nuk do të hiqni dorë nga to. Por që nuk do t’i bëni publike. Do të keni besim në atë që do të vijë.
DEMI (21. 04 – 21. 05)
Karriera: Ju duket sikur do të arrijë suksesi, mirëpo assesi ta prisni atë. Tani po ju kaplon padurimi që të tregoni çdo gjë që dini. Që nga kjo javë do të paraqitet nevoja që diçka të përgatisni apo ta përfundoni. Prandaj këtë bëjeni ngadalë dhe sigurt. Kur themelet të bëhen të mira, shtëpia është më e fortë.
Shëndeti: Mos i kushtoni vëmendje atyre të cilët jua kanë lakmi apo vazhdimisht diçka merren me thashetheme.
Dashuria: Tani e keni plotësisht të qartë që po dashuroni dhe po ju dashurojnë. E vetmja gjë që pyesni është sa do të zgjasë kjo. Kjo pyetje tani është e tepërt, ndërkaq brengat tuaja vetëm sa po e ngarkojnë harmoninë të cilën mund ta jetoni. Nga ju varet se a do të ktheheni në drejtim të lumturisë apo të vuajtjes.
BINJAKËT (22. 05 – 21. 06)
Karriera: Gjatë kësaj jave ju nga lartësia do të bini me dy këmbë në tokë. Do të keni gjithnjë e më pak fantazira, por gjithnjë e më shumë do të kaloni në realitet, mirëpo as kjo nuk do t’ju jetë e pakëndshme. Në vendin e punës do të mbisundojë rregulli, puna dhe disiplina.
Shëndeti: Bëhuni të sinqertë ndaj të gjithëve, por edhe ndaj vetes.
Dashuria: Këtë javë jeta juaj private do të sillet rreth miqve tuaj. Sikur do të harroni që mund të jeni bashkë me partnerin dhe plotësisht po i përkushtoheni qëndrimit në grup. Personi juaj më i dashur do të mund t’ju fajësojë dhe të ndihet i lënë anash.
GAFORRJA (22. 06 – 22. 07)
Karriera: Në punë ende do të kaloni mirë. Aq më tepër, do t’i forconi kontaktet dhe më shumë do të angazhoheni rreth bashkëpunëtorëve. Disa do t’ua hapin dyert personave të rinj në punë apo ata vetë do të jenë të ftuar të punojnë diku tjetër. Sfidat do të jenë të përditshme.
Shëndeti: Bëni diçka për ata të cilët kanë nevojë për ndihmë.
Dashuria: Disa do të mund të kalonin sfidat e lidhjes sekrete dashurore apo prirjet e veta ndaj ndokujt do ta fshehin, sepse ashtu thonë rregullat dhe sjelljet shoqërore. Për çdo rast, nuk do të hapeni lehtë. Dilemat morale do ta ndjekin gjendjen e këtillë gjatë gjithë ditës.
LUANI (23. 07 – 22. 08)
Karriera: Do të kërkoni diçka por as vetë nuk do të jeni të sigurt se çfarë është ajo që po e kërkoni. Për shkak të kësaj, ju do të dukeni herë pas here të hutuar, si për veten tuaj ashtu edhe për kolegët tuaj. Ndaluni dhe mendoni një herë cilat janë prioritetet afariste dhe qëllimet tuaja.
Shëndeti: Mos e harroni rekreacionin.
Dashuria: Ka mundësi që do të niseni në një udhëtim të shkurtër apo në ndonjë piknik me personin e dashur, ndërsa atë udhëtim do ta mbani si kujtim të bukur. Të tjerët do t’i presin familjarët të cilët do t’i lidhin me personin për të cilin sinqerisht do të tregojnë interesim. Të gjithë do të jenë në mesin e njerëzve dhe të hareshëm.
VIRGJËRESHA (23.0 8 – 22. 09)
Dashuria: Këshillat e njerëzve qëllimmirë do t’ju ndihmojnë ta kapërceni këtë periudhë festive të dashurisë. Shumica do të lexojnë ndonjë libër me shumë këshilla ku do të gjejnë një sërë këshillash të dobishme për jetën e tyre private. Do t’i aplikojnë më vonë kur të jenë me dikë.
Karriera: Shumë punë po i përfundoni. Po përgatiteni për mbylljen e fazave afariste. Njëherësh po ju hapen edhe mundësi të reja. Varet nga ju që të dalloni me kujdes se çfarë ju përshtatet në të vërtetë. Nëse duhet të filloni diçka të re, mos hezitoni.
Shëndeti: Bëhuni diplomat në çdo situatë.
PESHORJA (23. 09 – 22. 10)
Karriera: Një përmbledhje e periudhës së kaluar zgjon shpresën tuaj tek të tjerët, por nuk zgjon vetëbesimin tuaj. Megjithatë, këto ditë do të keni gjasa të tregoni dhe dëshmoni aftësitë tuaja punuese. Mos hezitoni, por përvilni mëngët dhe punoni. Keni forcë.
Shëndeti: Kujdes të mos e teproni.
Dashuria: Gjatë ditëve në vijim ju njësoj do të kënaqeni, qoftë si i vetëm me miqtë, qoftë bashkë me personin e dashur. Nuk do ta ndieni presionin që me çdo çmim patjetër të afroheni me dikë. Do të jeni goxha indiferent ndaj të gjithëve, por me humor të mirë.
AKREPI (23. 10 – 22. 11)
Karriera: Do të ketë mbështetje nga të tjerët për atë që bëni, por gjithashtu do të ketë nevojë për të reaguar ose kritikuar të gjithë çështjen. Mos e bëni këtë. Do të kaloni shumë më mirë nëse përmbaheni nga komentet. Keni parasysh këtë gjë.
Shëndeti: Nëse dëshironi të mblidhni mjaltin, mos e hidhni kosheren.
Dashuria: Para jush janë ditët e jetës më intensive shoqërore. Pothuajse që nuk do të ketë argëtim më të rëndësishëm apo vend shoqëror ku nuk do të gjendeni. Në rrethana të këtilla shumë lehtë do të gjeni dikë për shpirtin tuaj nëse jeni ende i vetëm, mirëpo zemra juaj nuk do të jetë edhe aq e plotësuar.
SHIGJETARI (23. 11 – 21. 12)
Karriera: Eprorët tuaj këto ditë do të mund të kenë rol të rëndësishëm në avancimin tuaj. Me siguri do të vendosin për diçka që do të ndikojë bash te ju. Është e mundshme që edhe ju vetë të keni rastin për avancim. Përpiquni dhe bëhuni profesionist.
Shëndeti: Injoroni vogëlsirat dhe thashethemet.
Dashuria: Zhvillimi i mirë i ngjarjeve dashurore të cilin nuk e keni pritur do t’ju inkurajojë që të organizoni shkuarjen në ndonjë vend interesat për veten dhe personin e dashur. Do të jetë një kënaqje si për ju, ashtu edhe për personin e dashur. Ata të cilët janë ende të vetëm, në një udhëtim do të takojnë dashurinë.
BRICJAPI (22. 12 – 20. 01)
Karriera: Ndërsa java kalon, do të bëhet gjithnjë e më e qartë se keni aftësitë dhe ekspertizën që kërkohen tani. Shumica do të tregojnë për ju dhe do të thonë se mu ju jeni personi të cilin duhet angazhuar. Mirëpo angazhimi i tillë nuk do të jetë i lehtë, sepse duhet të bashkëpunoni.
Shëndeti: Bëhuni të kujdesshëm.
Dashuria: Në qoftë se jeni ende i vetëm, do të jeni aktiv në kërkimin e shpirtit tuaj binjak. Nuk do ta keni të vështirë të shkoni edhe në skaj të botës që të gjeni atë që kërkoni. Ata të cilët tashmë janë në lidhje do ta surprizojnë personin e dashur me propozime plot aktivitete dhe dinamika.
UJORI (21. 01 – 19. 02)
Karriera: Ndonëse java po kalon, gjithnjë e më shumë do të dëshironi të keni pushim apo madje të shkoni në pushim vjetor. Ata të cilët nuk mund ta bëjnë këtë, me siguri do të detyrohen të angazhohen rreth disa punëve të mbetura për të cilat kaherë është dashur të jenë të përfunduara. Kjo gjë do t’i nevrikosë.
Shëndeti: Ushtroni përqendrimin.
Dashuria: Do t’ju duket sikur nuk është koha e duhur për dashuri. Do të keni të drejtë, mirëpo edhe këto ditë mund të sjellin diçka nga zhvillimet, nëse do t’i definoni pritjet tuaja dashurore. Prandaj përqendrohuni te vetja. Kontrolloni veten pak më hollësisht.
PESHQIT (20. 02 – 20. 03)
Karriera: Para jush është rasti i mirë për zhvillim karriere apo për perfeksionim profesional. Pa marrë parasysh rrethanat e jashtme, pranoni atë që po ju ofrohet dhe filloni pushtimin e përvojave të reja. Do t’i zgjeroni horizontet, por diçka edhe do të fitoni.
Shëndeti: Ngadalësoni pak me sportin.
Dashuria: Me siguri do të brengoseni pak për dashurinë apo për kërkesat e personit të dashur. Ai nuk do t’ju kuptojë, apo nuk po përpiqeni t’ia shpjegoni se si po ndiheni. Mos u brengosni shumë për këtë, sepse kjo është fazë kalimtare. Qëndroni të qetë dhe gjeni mënyra që të përshtateni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Si ta falënderoni dikë për kohën e dhënë?
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë