LAJMI I FUNDIT:

Robert O’Brien: Trump do të qëndrojë edhe ca kohë në spitalin ushtarak

Robert O’Brien: Trump do të qëndrojë edhe ca kohë në spitalin ushtarak
President Trump and new national security adviser Robert O'Brien

Donald Trump po ndihet shumë mirë dhe dëshiron të kthehet në punë në Shtëpinë e Bardhë, por do të qëndrojë në spital edhe për ca kohë, tha Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien.

Presidenti i SHBA-së, Trump gjatë ditës së premte ishte konstatuar se është infektuar me coronavirus, raporton CNN.


Mjekët amerikan: Trumpi ka luhatje të shëndetit, por nesër mund të lirohet për trajtim në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Mjekët amerikan: Trumpi ka luhatje të shëndetit, por nesër mund të lirohet për trajtim në Shtëpinë e Bardhë

“Unë fola me shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë (Mark Meadows) dhe lajmi i mirë është se presidenti ndihet me të vërtetë mirë dhe se në të vërtetë dëshiron të shkojë në Shtëpinë e Bardhë dhe të kthehet në punë, por mendoj se do të qëndrojë në Walter Reed për të paktën disa kohë”, tha O’Brien për Face the Nation të CBC-së, transmeton Telegrafi.

Trump po trajtohet në Spitalin Ushtarak Walter Reed, jo shumë larg Uashingtonit.

O’Brien, i cili vetë ishte infektuar me coronavirus gjatë verës, tha se dita e shtatë dhe e tetë e sëmundjes ishin kritike dhe se mjekët donin të ishin afër presidentit.

I pyetur nëse po diskutohet një zëvendësim i mundshëm i Trumpit në rast se nuk është në gjendje të shërbejë, ai tha se “Jo, kjo nuk është në tryezë për momentin”.

Shtëpia e Bardhë pranoi se gjendja e Trumpit ishte më e keqe sesa fillimisht kishin raportuar
Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë pranoi se gjendja e Trumpit ishte më e keqe sesa fillimisht kishin raportuar

Ai theksoi se nuk dëshironte të merrej me spekulime dhe shtoi se “Ne kemi plane për gjithçka”.

Ndryshe, stafi mjekësor i presidentit gjatë një konferencë për shtyp ka pohuar se Trump ka luhatje në shëndet, por që mendohet se trajtimin do ta vazhdojë në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Kalo në kategori