LAJMI I FUNDIT:

Mjekët amerikan: Trumpi ka luhatje të shëndetit, por nesër mund të lirohet për trajtim në Shtëpinë e Bardhë

Mjekët amerikan: Trumpi ka luhatje të shëndetit, por nesër mund të lirohet për trajtim në Shtëpinë e Bardhë
White House physician Sean Conley, with medical staff, gives an update on the condition of US President Donald Trump, on October 3, 2020, at Walter Reed Medical Center in Bethesda, Maryland. - Trump was hospitalized on October 2 due to a Covid-19 diagnosis. (Photo by Brendan Smialowski / AFP) (Photo by BRENDAN SMIALOWSKI/AFP via Getty Images)

Donald Trump tashmë është diagonostifikua se është infektuar me coronavirus gjersa sot, mjekët që po kujdesen për shëndetin e presidentit, kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed në Bethesda, Maryland.

Mjeku i Donald Trump, Sean Conley, tha se gjendja e presidentit po vazhdon të jetë stabile por, si me çdo sëmundje, “ka përkeqësime dhe përmirësime kalimtare”, raporton CNN.


Dr. Sean Conley

“Gjatë rrjedhës së sëmundjes së tij, Presidenti ka përjetuar dy episode të rënies kalimtare të oksigjenit në gjak. Ne debatuam rreth kësaj dhe nëse do të ndërhynim. Ishte një përcaktim i ekipit bazuar në kronologjinë nga diagnoza fillestare që ne të fillojmë me deksametazon”, tha Conley, transmeton Telegrafi.

“Të Premten, Presidenti kishte ethe të larta dhe oksigjenin në gjak e kishte nën 94 për qind”, tha Conley dhe më tutje shtoi se “Duke pasur parasysh këto zhvillime, unë isha i shqetësuar për progresin e mundshëm të shpejtë të sëmundjes. I rekomandova presidentit që të provojmë oksigjen shtesë, të shohim se si do të përgjigjej. Ai ishte mjaft i bindur se nuk i duhej. Pas rreth një minute, rezultoi se oksigjeni i shkoi mbi 95 për qind”.

Brian Garibaldi

Gjersa mjeku Brian Garibaldi, i cili është pjesë e ekipit mjekësor të presidentit, tha se Trumpi mund të lëshohet nga spitali që nga e hëna.

Trump përfundoi dozën e dytë të remdesivir të shtunën dhe “sot po ndihet mirë”, tha Garibaldi.

Shtëpia e Bardhë pranoi se gjendja e Trumpit ishte më e keqe sesa fillimisht kishin raportuar
Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë pranoi se gjendja e Trumpit ishte më e keqe sesa fillimisht kishin raportuar

“Plani ynë sot është që ta ushqimin ta merr nga shtrati”, tha Garibaldi. “Ai vazhdon të duket dhe ndihet mirë, ashtu siç bën sot shpresa jonë është që të planifikojmë ta lirojmë që nesër, ku mund të vazhdojë trajtimin në Shtëpinë e Bardhë”.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë gjatë ditës së sotme ka dhënë raportime kundërthënëse sa i përket gjendjes shëndetësore të Trumpit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori