Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, e ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për dekorimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me Medaljen e Urdhrit të Lirisë si mirënjohje “për përkushtimin e thellë për banorët e Kosovës”.
O’Brien falënderon edhe për dekorimin e të dërguarit special në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, si dhe vet atë me Medaljen e Meritave.
“Presidenti Trump është përkrahës i vendosur i Kosovës dhe beson fuqishëm se masat historike për normalizim ekonomik të arritura në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020 do të ndihmojnë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan Është nder i madh që të qëndroj përkrah banorëve të Kosovës. E çmojmë përkrahjen e fuqishme për zbatimin e normalizimit ekonomik me Serbinë”, thuhet në letrën që këshilltari O’Brien.
Theksojmë se, presidenti Hashim Thaçi, ka dekoruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me Urdhrin e Lirisë, dekoratën më të lartë në Kosovë, për angazhimin e tij për të arritur një marrëveshje të paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ambasadorin Grenell dhe këshilltarin O’Brien i ka dekoruar me Medaljen e Meritave për rolin e tyre në arritjen e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes dy vendeve.
“I pari i shtetit, në letrën drejtuar presidentit Trump, ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte e mundur pa udhëheqjen e fuqishme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhej në njoftimin e Presidencës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251