LAJMI I FUNDIT:

Policët në Kosovë vazhdojnë të punojnë pa sigurim shëndetësor, 21 pjesëtarë kanë humbur jetën në detyrë

Policët në Kosovë vazhdojnë të punojnë pa sigurim shëndetësor, 21 pjesëtarë kanë humbur jetën në detyrë
Foto: Ilustrim

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 20 vjet më parë, deri më tani, 21 pjesëtarë të saj kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, derisa numri i policëve të lënduar në kryerje të detyrës, konsiderohet të jetë më i madh.

Megjithatë, policët në Kosovë vazhdojnë të punojnë pa sigurim shëndetësor dhe jetësor.

Kërkesa për sigurim shëndetësor dhe aksidental për Policinë e Kosovës është e kahmotshme, por që deri më tani, asnjë nga qeveritë e deritashme të Kosovës nuk ka arritur ta plotësojë.


Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli në një prononcim për lajmi.net thotë se u është premtuar që deri në vitin e ardhshëm do të këtë sigurime shëndetësore, megjithëse thotë se këtë pikë nuk e kanë futur në kërkesat e tanishme që i kanë adresuar qeverisë.

Por, përkundër premtimeve, Tasholli nuk beson që çështja e sigurimeve do të kryhet vitin e ardhshëm.

“Ne çdo herë e kemi kërkuar sigurimin shëndetësor, por tani kërkesat që i kena pas, si kushtëzim nuk e kemi shti sepse i kemi dhënë prioritet orëve shtesë, që kemi ka 500 orë shtesë, pakon, ndërrimin e natës dhe shujtën, këto tria janë të realizuar, shujta ka mbet me u pa çka po bëhet. Mirëpo na kanë premtuar se deri në viti i ri do të shqyrtohet fort kjo punë dhe na kanë premtuar se që nga viti i ri do të kemi sigurime shëndetësore. Por unë po them një gjë, nuk po e besojë fare. Por, premtim ka e nuk di, kaq është”, ka thënë Tasholli për lajminet.

Ndryshe, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e vizionit dhe misionit të saj, në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës së vendit, garantimin e rendit dhe sigurisë, në mënyrë që të ofrojë një shërbim efikas policor dhe profesional ndaj të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës ka qenë shumë aktivisht e angazhuar edhe gjatë kësaj periudhe të fundit të pandemisë, teksa kanë pasu angazhime 12-orëshe.

Në trend Lajme

Më shumë

"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen

Drejtësi
Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në

Lajme
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Politikë
Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Lajme
Në 12 vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Kurti falënderon aleatët

Në 12 vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Kurti falënderon aleatët

Lajme
Kalo në kategori