Ky tekst është fryt i bisedës mes shkrimtarëve amerikanë Jonathan Lethem dhe Dave Eggers, me rastin e botimit në Itali të librit të J. Lethemit: “Në perëndim të ferrit”. Shkrimi është botuar më 2003 në rubrikën “Oaza” të Javores Politike Shqiptare – “Zëri” (2003).
Përktheu: Arben Idrizi
LETHEM B.: Ajo që më pëlqen nga diskutimi ynë mbi Bob Dylanin është se kemi dalluar një fenomen interesant: impulsi klasik, nga ana e fansave dhe kritikut, për të zgjedhur një periudhë të prodhimit të Dylanit si “e vetmja pjesë e vlefshme” për të bashkuar mandej tërë pjesën tjetër në një dënim të vetëm gjithpërfshirës: sikur Dylani u dashka të turpërohet për produktivitetin e vet të vazhdueshëm, sikur vëllimi madhështor i punës së tij qenka një lloj i krimit apo i sëmundjes që kërcënon dëgjuesin apo lidhjen e tij me albumet që i don. Sikur, kur një artist është tejet prodhimtar, tejet i gratshëm, të shkrepte një ndërprerës që e bën të shfaqet, befas, si një fyerje për publikun e vet.
Arrin një moment në të cilin shkrimtari, papritur, ndjehet i kërcënuar nga sasia e emrave të panjohur në raftet e librarive dhe vendos të shkruajë një artikull tipik ku deklaron se shkrimtarët e rinj që shfaqen në treg po bëjnë një lloj krimi, inflacioni, në dëm të letërsisë. Sikur librat e mirë mundkan të zbërdhulen nga ekzistenca e librave më pak të mirë. Apo sikur dikush paska të drejtën të vendos cilët shkrimtarë meritojnë të vazhdojnë karrierën e tyre e cilët jo (nuk e di çfarë do të mbetej nga unë, po të më bëhej një gjykim kaq absolut, në botimin e romanit tim të parë!) apo sikur të botosh tregime i bëka keq dikujt.
EGGERS: Dylan është shembulli i përsosur, sepse përnjëmend është ai lloj i artistit, shumë i rrallë, që duke u mplakur ka vazhduar ta evolvojë stilin e tij, disa herë në mënyrë impresionuese, në të mirën e në të keqen. Prej kalimit në tingullin elektronik, në maskarë, në fazat mesianike, në videot pak të provuara në MTV, e kësisoji me radhë. Mendoj se opinioni i përbashkët për Dylanin është se ka pasur shumë koncerte, për shumë kohë e se ka pasur shumë inkarnacione. Duket të ketë dhënë shumë, shumë mall edhe pse të mirë, shumë për një person të vetëm. Por Dylani është edhe viktimë, si shumica e muzikantëve dhe e artistëve posaçërisht pjellor, e paragjykimit tonë për përkorjen. Kur njëri nxjerr dy albume brenda vitit – Elvisi, të themi – apo një film në vit – Woody Allen – etj., menjëherë lind dyshimi: se mungojnë serioziteti, gravitasi, thellësia. Diçka e tillë. I injorojmë. Kemi arritur aty sa të presim një taksë të caktuar të prodhimit nga furnizuesit tonë kulturor: një fluks që jemi në gjendje ta elaborojmë, një frekuencë që mund të na bëjë të mendojmë se prodhimi kulturor përmban në vete një investim të caktuar kohe. Kerouac përçmohet për shpejtësinë me të cilën i shkruajti disa nga veprat e tij, si Nëntokësorët, ama me vonë e marrim vesh se Marquezi e ka shkruar Njëqind vjet vetmi shumë shpejt dhe mbesim konfuz, sepse është një libër i dendur dhe i përgatitur, pra është shkruar me një shpejtësi që nuk na duket e mundshme. E kjo na vë në hall, sepse nuk duam të mendojmë se për të shkruar vepra arti të cilësisë së barabartë mund të nevojiten periudha kohe aq variabile.
LETHEM: E saktë, bash kësisoji: artistë si Kerouac apo Joyce Oates apo Picasso apo Prince priren të ngjallin përçmim sepse duket se shkarkojnë mbi publik përmbajtjen e trurit të tyre me një liri që nuk njeh detyrime apo përfundime. Kryeneçësia për të botuar bëhet objekt i admirimit dhe devotshmërisë: përkorja sfilitëse e artistit të bllokuar, të ngadalshëm dhe plot me vetvete. Ndërsa unë gjithmonë jam skeptik kur pandehet se mund të kuptohet diçka mbi “mjetet e prodhimit” të një artisti dhe shembulli yt për Marquezin tregon qartë absurditetin e kësaj pandehjeje.
EGGERS: Më duhet të pranoj se kam një preferencë për artistët prodhimi i të cilëve është i shpejtë dhe variues, sepse nëse e konsiderojmë prodhimin artistik si një shprehje të dashurisë dhe shpresës – mendoj se për këtë bëhet fjalë, kur nuk lind nga zemërimi – atëherë do të thosha se preferoj ata që s’janë të zotët ta mbajnë në fre, që e bëjnë të çurgojë nga të gjitha poret. E Dylani është i tillë. Elvis Costello, po ashtu. Një tjetër shembull i mirë është Bowie.
LETHEM: Më pëlqejnë disqet e Bowies të një periudhe të caktuar, nga Hunky Dory te Lodger, ama kurrë s’kam arritur të ndihem i shqetësuar, konfuz apo i dëshpëruar sherri i ekzistncës së punëve të tij që nuk më interesonin, sepse admirimi im për Bowie gjithmonë ka qenë i moduluar dhe i mprehur nga ideja se ishte një krijues i hapur më tepër për bashkëpunime, i paanshëm dhe nganjëherë i pacipë. Është një teori e Freudit – e di që Freudi tashmë është jashtë mode, ama është e pabesueshme se sa është i zoti të zbulojë motivacionet e fshehta – e quajtur “narcizmi i diferencave të vogla”. Kam lexuar një libër të kritikës psikobiografike që guxonte të thoshte se narcizmi i diferncave të vogla shpjegon, për shembull, pse Nabokov tregonte haptaz se e urren Freudin. Sepse vizioni i tyre i sjelljes njerëzore ishte faktikisht i ngjashëm, në mënyrë shumë të rrezikshme. Po ajo energji mund të ushqejë inate sulmuese mes anëtarëve të grupeve të afërta: Fronti Popullor i Judesë kundër Frontit të Popullit Jadaik, të themi.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A