Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës do të fillojë në mënyrë të kombinuar, online dhe në objekte akademike.
Rektori tha se pjesa teorike do të bëhet online, ndërsa ajo praktike nëpër objekte. Edhe profesorë të universitetit po vlerësojnë se kjo mënyrë do të jetë më e efektshme në kushtet aktuale të pandemisë.
Viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës do të fillojë i kombinuar. Pjesa teorike do të bëhët online ndërsa ajo praktike në objektet e fakulteteve. Kështu tha rektori i sapo zgjedhur i UP-së, Naser Sahiti.
“Viti i ri akademik do të fillojë ashtu siç është praktikuar semestrin e fundit kur u paraqit pandemia. Mësimi do të fillojë në formë të kombinuar që nënkupton se pjesët teorike do të zhvillohen online, ndërsa pjesa praktike që duhet të mbahet në laboratorë do të zhvillohet në mënyrë fizike”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Naser Sahiti.
Ndërsa Alban Zeneli, ligjërues në Universitetin e Prishtinës tha se mësimi i kombinuar do të jetë më i efektshëm se sa ai online, përcjell Telegrafi.
“Mësimi i kombinuar që është propozuar edhe nga institucionet tona shëndetësore do të funksionojë më mirë për faktin se ligjëratat që nuk kanë nevojë për prezencë fizike mund të mbahen edhe online”, deklaroi Alban Zeneli.
Rektori Sahiti për RTV Dukagjini po ashtu tha se përzgjedhja e stafit të ri në rektorat do të bëhet me 1 tetor./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City