LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, një muaj paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi një të mitur

Gjilan, një muaj paraburgim për personin që dyshohet se dhunoi një të mitur

Gjykata Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit edhe për të pandehurin e dytë Sh. H., duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë.

Në njoftim thuhet se “I pandehuri Sh. H., dyshohet se me veprimet e tij ka detyruar të miturën, të kryej akt seksual, në një njërën nga dhomat e motelit, pasi që një gjë të tillë e bënë edhe shoku i tij Sh. J”.


Me këto veprime i pandehuri Sh. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Tutje në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative janë të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Ndryshe, dje gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Sh. J., i cili dyshohet të ketë kryer të njëjtën vepër.

Në njoftim thuhet se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/