Për dallim nga dita e premte ku zyrat e Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u “pushtuan” nga hetuesit e Speciales dhe kishte zhvillime të papritura, e marta ishte më e qetë. Megjithëse, dy figurat kryesore të OVL-UÇK-së janë arrestuar, zyrtarët tjerë vazhdojnë të punojnë.
Të premten hetuesit e Speciales rrethuan objektin e OVL-UÇK-së, për të zhvilluar brenda një bastisje e cila zgjati rreth tetë orë, ku gjatë asaj kohe u arrestua kryetari i organizatës Hysni Gucati dhe më pas nënkryetari Nasim Haradinaj.
Por, si kanë rrjedhur gjërat brenda kësaj organizate gjatë aksionit të hetuesve të Speciales për Telegrafin ka folur Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve.
Jashari tha se ishte duke punuar në zyrën e tij kur nga jashtë u njoftua se objekti ishte rrethuar nga forcat e EULEX-it.
“Ne kishim filluar punën si zakonisht në zyrat ku kryejmë aktivitetet tona për kategoritë që përfaqësojmë dhe ishim duke punuar. Unë personalisht isha në zyre dhe dikush nga jashtë na informoi se objekti ku ne veprojmë është rrethuar nga forcat e shumta të EULEX-it, dhe pastaj kemi dal të shohim se çfarë po bëhet. Ata ishin futur në objekt dhe kishin bllokuar hyrjet dhe daljet në të gjitha katet ku veprojnë invalidët e luftës, ne si familjarë të dëshmorëve dhe tek organizata e veteranëve të luftës”, pohoi ai.
Më tej, Jashari tregoi se çfarë kontrollesh kanë bërë hetuesit e Speciales.
“Ata janë futur nëpër zyre dhe kanë kontrolluar secilën zyre, jo kështu p.sh në shkresat dhe gjithë ato arkivat që mbajmë ne secila kategori, por në ballkone dhe janë pozicionuar në korridore të organizatave. Pas gjysmë ore janë futur prapë dhe kanë dhënë urdhër që të largohemi dhe të i lëmë të gjitha zyrat hapur. Ne jemi konsultuar edhe me invalidë, pasi që ishte e pamundur të kishim komunikime me veteranë. Ne jemi dakorduar që ta lëshojmë objektin, kemi kërkuar fillimisht shkresën, urdhrin se çfarë po kërkojnë. Mendoj se shkeljen më të rëndë e kanë bërë këtu, të shoqata e familjarëve të luftës dhe invalidëve, sepse ne kemi kërkuar që të jetë prezent dikush nga vendorët. Policia e Kosovës nuk ka asistuar në këto dy shoqata”, shtoi më tej ai.
Jashari thotë se është shkelje e dinjitetit mënyra se si hetuesit e EULEX-it kanë hyrë në zyrat e OVL-UÇK.
“Shkelje e dinjiteti, nuk është leju që të jetë dikush nga përfaqësuesit tanë, madje nga pjesëtarët e një Gjykate që ne nuk e kemi njohur as nuk e njohim, dhe as nuk do ta njohim. Gjykatë e cila nuk ka pasur mandatin, dhe ka shkelur në dinjitetin e kësaj organizate.
Gjatë gjithë kohës kemi qenë jashtë dhe kemi komunikuar me përfaqësuesit me degët tona, atë ditë ka mundur të eskalojë situata. Ne nuk e kemi ditur se mund të ndodhin kidnapimet, as Gucati dhe as Haradinaj nuk kanë qenë të ftuar dhe nuk kanë pasur ndonjë aktakuzë për ndonjë vepër. Shkresat e tyre për arrestim dhe gjithë zhvillimet, unë mendoj se kanë qenë kidnapim”, pohoi ai.
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve, Xhavit Jashari bëri të ditur se hetuesit e Speciales gjatë bastisjes kanë marrë disa shtëpiza të kompjuterëve dhe kanë marrë një pjesë ta kamerave që kanë qenë të vendosura lartë.
Ndryshe, pas zhvillimeve të fundit në OVL-UÇK, Specialja përmes një komunikate për media ka njoftuar se për Gucatin dhe Haradinajn është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Haradinaj do të paraqitet sot në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, kurse Gucati me datën 1 tetor.
Kujtojmë se, Gjykata e Kosovës e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.
Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran, Dick Marty, flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë