LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon babai i Andi Zeqirit: Testet mjekësore kanë përfunduar – pritet nënshkrimi i kontratës me Brightonin

E konfirmon babai i Andi Zeqirit: Testet mjekësore kanë përfunduar – pritet nënshkrimi i kontratës me Brightonin

Babai i Andi Zeqirit, Avdiu ka konfirmuar se testet mjekësore me Brightonin janë përfunduar.

Në një intervistë për Super Sport Kosova, ai konfirmoi se tashmë janë përfunduar testet, mirëpo nuk është nënshkruar ende marrëveshja.


“Testet mjekësore me Brightonin janë përfunduar dhe gjithçka ka shkuar në rregull”, ka thënë babai i Andi Zeqirit”.

“Nuk mund të themi ende se kontrata është nënshkruar, mirëpo nesër pritet të finalizohet gjithçka dhe do të vesh fanellën e Brightonit”, ka shtuar më tej ai.

Andi Zeqiri prishet me Parman, tani në skenë emri i Brighton
Lexo po ashtu Andi Zeqiri prishet me Parman, tani në skenë emri i Brighton

Ky do të jetë një kalim i madh për talentin kosovar, që do të luajë te skuadra nga Liga Premier.

Përndryshe, ai për Lausannen ka shkëlqyer sezonin e kaluar dhe vazhdimisht ishte i lidhur me një largim. /Telegrafi/