LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë autoritetet italiane për skandalin e testimit të Suarezit në gjuhën italiane

Reagojnë autoritetet italiane për skandalin e testimit të Suarezit në gjuhën italiane

Më shumë detaje po dalin nga hetimi mbi provimin e gjuhës italiane të Luis Suarezit.

Sulmuesi i Barcelonës fluturoi në Perugia për testin në javën e kaluar dhe ishte atje për një orë, gjë që paralajmëroi disa dyshime në autoritetet.


Kjo sepse ky test i gjuhës B1 zakonisht zgjat mbi një orë për të përfunduar, me pjesët e shkruara dhe të folura.

Suarez akuzohet për mashtrim në provimin e italishtes
Lexo po ashtu Suarez akuzohet për mashtrim në provimin e italishtes

Një hetim u nis nga koloneli Selvaggio Sarri, i cili bëri të qartë se Juventusi aktualisht nuk akuzohet për ndërhyrje.

“Një klub i Serie A kërkoi që Suarez të zhvillonte provimin”, ka thënë Sarri në një intervistë për Radio Punto Nuovo.

“Juve kishte ndërmend të regjistronte lojtarin dhe Universiteti ishte i hapur për të zhvilluar provimin. Problemet filluan kur u gjendën përballë dikujt që nuk dinte gjuhën italiane”.

“Zyrtarisht, atij iu dha një diplomë për një nivel fillestar, por ne zbuluam se e gjitha ishte e paracaktuar”.

Pretendohet që Suarezit i ishin dhënë pyetjet paraprakisht në mënyrë që ai të mësonte përgjigjet e sakta.

(Foto: Instagram/luissuarez9)

“Nuk kishte asnjë presion nga jashtë, Juventusi nuk është nën hetim aktualisht, por ne do të shohim se çfarë do të dalë. Ishin njerëzit që punonin në Universitetin e Perugias”.

“Lojtari gjithashtu nuk rrezikon ndonjë ndëshkim, pasi ky lloj i gjërave ka të bëjë vetëm me zyrtarët publikë që nuk bëjnë punën e tyre. Në fakt, ne kishim hetuar Universitetin e Perugias për aktivitetet e tyre më pak se transparente që nga shkurti i vitit 2020. Ata ishin në një farë mënyre të pafat që e kishin bërë këtë kur ne tashmë i hetonim ata”.

Meqenëse universiteti ishte tashmë nën hetim, kishte përgjime në telefonët e tyre, të cilat kapnin biseda duke e bërë të qartë ‘rregullimin e testimit’.

“Nuk është se ai duhet të kalojë, ai duhet të kalojë atë patjetër pa u ndikuar nga askush, sepse ne nuk mund të prishim një marrëveshje prej 10 milionë euro për sezon mbi një diplomë B1,” ka thënë një zyrtar.

Suarez mund të bashkohej me Juventusin vetëm nëse do të kishte një pasaportë italiane, pasi klubi tashmë kishte plotësuar kuotën e tyre të lojtarëve jo-evropian për këtë sezon.

Ai ishte i përshtatshëm për një pasaportë italiane sepse gruaja e tij ka prejardhje italiane, por së pari duhej të kalonte provimin.

Italia ka një histori mjaft të gjatë të skandaleve që përfshijnë pasaportat dhe lojtarët, si mbulohen në paraqitjet në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Kalo në kategori