Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti priti në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, me të cilin bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori Mizutani theksoi mbështetjen e Japonisë për proceset aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në mbështetjen për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, siç është furnizimi me maska mbrojtëse, nëpërmjet UNICEF-it, më vlerë 640 mijë euro, si dhe sigurimi i terapisë antivirale nga Japonia për 100 pacientë, me vlerë prej 810 mijë euro.
“Japonia është e përkushtuar ta mbështesë Qeverinë e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike”, theksoi ambasadori Mizutani.
Në këtë kontekst, u pajtua që të organizohet një konferencë ekonomike virtuale në mes Japonisë dhe Kosovës, e cila do të mbahet së shpejti.
Kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Mizutani për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, përkushtimin në rimëkëmbjen ekonomike si pasojë pandemisë COVID -19, për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë, si dhe për orientimin euroatlantik të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe