LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Thiago Alcantara lojtar i Liverpoolit

Zyrtare: Thiago Alcantara lojtar i Liverpoolit

Liverpool ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Thiago Alcantaras nga Bayern Munich.

Mesfushori spanjoll ka hedhur nënshkrimin e tij në një kontratë afatgjatë me “The Reds” duke u bërë nënshkrimi i dytë i klubit në këtë afatin kalimtar.


Thiago kalon në “Anfield” nga një sukses i jashtëzakonshëm me Bayernin, ku fitoi tre trofe në edicionin që sapo lamë pas, pasi ata fituan Bundesligën, Kupën gjermane dhe Ligën e Kampionëve.

Ai në këtë edicion legjendar u paraqit 40 herë.

29-vjeçari, i cili gjithashtu ka 39 paraqitje për Spanjën, kaloi shtatë sezone në “Allianz Arena”, që prej kur u transferua nga Barcelona, ​​klub ku filloi karrierën.

Në total, Thiago ka fituar nëntë tituj kampioni, dy Liga të Kampionëve dhe dy Kupa Botërore të Klubeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori