LAJMI I FUNDIT:

Selimi i quan farsë mospajtimet mes partnerëve qeverisës, thotë se zgjedhjet duhet të mbahen këtë vit

Selimi i quan farsë mospajtimet mes partnerëve qeverisës, thotë se zgjedhjet duhet të mbahen këtë vit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ku quajtur farsë mospajtimet mes partnerëve të koalicionit qeverisës.

Selimi në “Përballje” në Telegrafi.com ka thënë se sikur mospajtimet e tyre të ishin të vërteta atëherë do ta rrëzonin Qeverinë.

“Po të kishte mospajtime do të ishte akoma më mirë, por unë mendoj që ka pajtueshmëri për të keqen. Ashtu siç kishte pajtim për të rrëzuar Qeverinë Kurti.  Ashtu siç ishin bashkë kundër Qeverisë Hoti, ashtu janë bashkë edhe për ta quar më tutje këtë. Ata e kanë ditur që Kurti nuk bën nënshkrime të tilla, duke e ditur qe Kurti nuk i nënshkruan këto marrëveshje të këqija ata janë bërë bashkë atëherë për ta rrëzuar. Janë farsë mospajtimet e tyre, po të ishin reale mund ta rrëzonin qeverinë, mund t’i bashkohen nismës së LVV-së për mocionin e mosbesimit dhe thjesht do të vepronin”, ka potencuar Selimi.


Selimi ndër të tjera ka thënë se mospajtimet e tyre janë vetëm për të rritur rolin dhe pazarin njëri – tjetrit.

Shefi i GP-së të LVV-së, Rexhep Selimi gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova)

Gjatë emisionit, Selimi ka folur edhe për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti, teksa ka shtuar se kjo qeveri nuk duhet t’i bëjë edhe 100 ditë tjera.

“Qeveria është ilegjitime. I kalojë 100 ditë kjo qeveri dhe për çka do të mbahet mend për heqjen e reciprociteti, nga kjo pikënisje ka shkuar për të biseduar me Serbinë, kjo tregon se çfarë qeverie kemi. Ka pranuar të jetë e pabarabartë me Serbinë, shto këtu keq menaxhimin e pandemisë COVID-19, ku sa i përket numrit të vdekjeve shpesh jemi të parët në botë për kokë banori, kjo tregon se jo vetëm qe e kanë menaxhuar keq por nuk janë farë të interesuar për menaxhim. Qeveria nuk e ka pasur fokusin në interesin e mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve por fokusin e kanë pasur në mbrojtjen e interesave dhe kërkesave të Serbisë. Kjo qeveri nuk duhet të jetë edhe 100 ditë tjera sepse këto rezultate do të na sjellë, prandaj zgjidhja është të shkohet në zgjedhje”, ka pohuar ai.

Sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës, Selimi thekson se kjo parti e ka rastin t’i dematojë të gjitha zërat për përfshirjen e saj në Qeveri dhe t’i sjellë nënshkrimet për mocionin e mosbesimit.

Si përfundim, Selimi thotë se zgjedhjet e reja duhet të ndodhin këtë vit para se presidentit t’i skadojë mandati  në vitin 2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori