LAJMI I FUNDIT:

‘Lufta’ mes Neymar dhe Gonzalez vazhdon në Twitter, braziliani i komenton mbrojtësit të Marseilles në postimin e fitores

‘Lufta’ mes Neymar dhe Gonzalez vazhdon në Twitter, braziliani i komenton mbrojtësit të Marseilles në postimin e fitores

Klasikja e futbollit francez mes Paris Saint Germain dhe Olympique Marseille ka vazhduar edhe jashtë fushës.

Në fundin e ndeshjes që i fitua 0-1 nga Marseille, pati përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ku gjyqtari kryesor ndau pesë kartonë të kuq, tre për parisienët dhe dy të tjerë për mysafirët.


Pas ndeshjes braziliani Neymar që u përjashtua nga ndeshja pas goditjes që i dha Alvaro Gonzalesit ka zbuluar se spanjolli e ka fyer në baza racore.

Gjithsesi nuk ka vonuar edhe përgjigja e mbrojtësit spanjoll, i cili i ka bërë me dije Neymarit se duhet të pranojë humbjet në fushë.

“Nuk ka vend për racizëm. Kam qenë i pastër gjatë gjithë karrierës time dhe kam gjithë këta bashkelojtarë dhe shokë që i shoh çdo ditë. Duhet të mësosh të humbasësh dhe ta pranosh atë në fushë. Tre pikë të jashtëzakonshme sot. Forca OM. Faleminderit familje”, ka shkruar Gonzalez në Twittër.

Braziliani ka vazhduar me replika dhe tani e ka bërë këtë në profilin e mbrojtësit të Marseilles. Neymar i ka thënë atij se nuk është burrë që ta pranojë gabimin, teksa tha se nuk e respekton fare.

“Ju nuk jeni burrë që pranoni gabimin, të humbasësh është pjesë e sportit. Tani të fyesh dhe të sjellësh racizëm në jetën tonë, jo, nuk pajtohem. Nuk të respektoj! Nuk keni karakter! Bëhu burrë! Racist”, ishte komentimi i Neymar në postimin e spanjollit.

Gjithsesi klasikja franceze ishte e çmendur në fushë ku Marseille fitoi me rezultat minimal 0-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori