Jetojnë në vetmi. E, vizitorë të vetëm, jo rrallë herë, kanë ujqit që dalin nga mali. Mes varfërisë dhe mjerimit, Zamirja e Antoni po rrisin pesë vajzat e tyre. Veç kushteve të rënda, të dy këta po jetojnë me brengë se fatin e tyre do ta kenë edhe vajzat e tyre, që shoqëri të vetme të kenë cicërimat e zogjve.
Shtëpia e tyre është pothuajse e vetmja në malin e fshatit Polan të Istogut. Nuk janë të rralla rastet kur kryefamiljari Pjetraj, është detyruar t’i mbajë në shpinë për 10 kilometra fëmijët e tij, për t’i dërguar në shkollë, meqë rruga ka qenë pothuajse e pakalueshme. Askush nga anëtarët e familjes nuk është duke punuar aktualisht, e gjendja e tyre është e mjerueshme.
Me probleme të mëdha shëndetësore, mjerim të skajshëm, e skamje tash e sa vjet po përballen familja shtatë anëtarëshe në Polan të Istogut.
Familja Pjetraj shumë herë pret mbrëmjet nën dritën e qiriut. Ka tash e sa vjet që “errësira”, ka pushtuar çdo cep të shtëpisë, e të rralla janë rastet kur i viziton dikush.
Në pak këta metra katrorë, muret janë mbuluar nga myku e lagështia.
“Nuk punon askund, rrugën e kemi të keqe, fëmijët gjashtë herë duhet me i përcjell në shkollë, me i dergu e me i marrë. Malin e pat, dalin ujqit, edhe këtu shpesh herë vijnë, nuk guxojmë me i lën vetëm. Duhet me i përcjell se të vegjël, kanë frikë… Kur të bjen shi, e të bëhet lloq, me tri parë të mbathura duhet me shkua. Nuk e di, as nuk është në gjendje me punuar, as nuk është në gjendje fëmijët me i lën me shkua vetëm. Asnjë sen tjetër pasha të madhin Zot, hiç, hiç, hiç. Nuk ka një që na i ngjet dorën, që me thënë, veç Zoti në qiell e këta në tokë”, rrëfen e zonja e shtëpisë Zamire Pjetraj.
Shtatë anëtarët e kësaj familje po jetojnë me të ardhurat e vetme prej 145 eurosh në muaj, të cilat nuk po u mjaftojnë as për nevojat elementare për jetë.
“Për Zotin as brenda muajit nuk dalin për me i krye krejt çka duhen shpenzimet e fëmijëve, nuk dalin. Për më vështirë nuk di gjë, nuk di çfarë të them. Për më vështirë nuk di, kur nuk je në gjendje me ua plotësua kushtet qysh duhet, nuk di ku me qu më keq… Për Zotin vështirë boll, se kur t’i lypin senet e mos me pas me ua plotësua kushtet si fëmijëve të hallkut shumë vështirë. Për Zotin kanë qajt, kanë qajt mos me shkua në shkollë puna e lloqit e gazepit”, shton ajo.
Edhe kjo shtëpi në të cilën jetojnë nuk është e tyre, për çka thonë se po frikësohen se një ditë do të mbesin në rrugë.
“Në vaktin e pandemisë korona virus, askush nuk ka ardhur nuk na ka thirr, as me na thirr as, me na dhënë ndihmë as, as sen në dynja të Zotit. Sen, sen. Edhe nga ana e shkollimit i kemi kushtet e vështira për udhëtim. Rrugë nuk ka… kurrfarë ndihme. Një ndihmë sociale, me 145 euro jemi duke jetuar, me pesë fëmijë, katër në shkollë, me këto kushte jemi duke jetuar. Nuk e di ku me shkua më ma poshtë. Rrafsh që tri vjet çdo muaj i kam shkuar Haki Rugovës, i kam trokitur në derë, po sot, po nesër”, tregon ai.
Për 45 vjeçarin, halli i vetëm është se pesë vajzat e tij po rriten në vetmi, dhe jo si fëmijët e tjerë.
“Si babë nuk ka ku përshkruhet më vështirë, në këtë kohë me u rrit fëmija në vetmi, nuk ka asgjë më keq. Pa pas kurrfarë perspektivë, nuk di ka me ia mësyrë”, shprehet ai.
E vetmja lutje për Zamiren është që një ditë pesë fëmijët e saj të jetojnë në kushte më të mira, e mos të maltertohen me kilometra rrugë për të marrë shërbime.
“Kam dëshirë me dal prej këtu, me pas një truall diku, me ndërtua shtëpinë, fëmijët me pas shkollën afër, me pas ambulanten afër, për mjekësi, e për çdo sen me kanë më afër. Me pas ndihmë prej dikujt, ne jemi tu jetua në shtëpi të kunatit tim, e kjo është e huaja, dhe atij deri nesër me iu tek vjen na nxjerrë prej këtu, se është e vetja. Ne po kemi qejf që këta pesë fëmijë që i kemi me i pas afër shkollës, afër ambulantes. Veç ne vet këtu, shtëpia nuk ka, veç na vet qitu, çka do me qenë mos me pas me të shkua prapa. Dimrit bëhet lloq, bëhet gazep duhet me i marr fëmijët në shpinë me i dërgu poshtë te shkolla, me i kthye prapë lartë”, përfundon ajo.
Zamirja e Antoni të vetmen kërkesë e kanë që dikush t’iu ndihmojë për shtëpi, meqë jetesa në këtë vend çdo ditë e më shumë po vështirësohet.
Të gjithë vullnetmirët që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të lajmërohen në 044 126 988. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë