LAJMI I FUNDIT:

Burri rrah gruan në Fushë Kosovë

Burri rrah gruan në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar bashkërshorten e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:00, në Fushë Kosovë.


Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/