Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli të dielën, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.
“Jemi afër, sot kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë. Sonte do të diskutojmë edhe veç e veç çështjet që kanë mbetur më kontestuese. Ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Hyseni.
I pyetur nga gazetarët se a ka optimizëm që deri nesër në takimet e liderëve te vjen deri tek përmbyllja e çështjeve që ka të bëjë më të zhdukurit, të zhvendosurve dhe bashkëpunimin ekonomik, Hyseni tha se ka përafrim dhe se sipas tij, nuk bëhet fjalë për marrëveshje të veçantë, janë zotime parimore që këtyre temave t’i qasen në një ambient mirëbesimi pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse.
“Në takimin e parë në nivel të lartë ka pasur ka pasur një dakordim që të trajtohen pretendimet financiare nga të dyja palët, ndërkaq për asociacionin ne nuk jemi në dijeni, por ky është një tip dialogu që nuk paragjykon apo nuk para-përjashton mundësinë që secila palë të nxjerr një temë në tavolinë dhe ne jemi të gatshëm të trajtojmë çfarëdo teme që del në tavolinë”, tha ai.
Më 7 shtator, në selinë e BE-së, do të mbahet një raund i ri dialogu në nivelin më të lartë politik ku do të marrin pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Ky takim vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik më 4 shtator në Uashington nga të dyja palët.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik.
Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur