LAJMI I FUNDIT:

Nuk i mbijetoi plagëve të marra nga therja me thikë, vdes 24-vjeçari nga Ferizaj

Nuk i mbijetoi plagëve të marra nga therja me thikë, vdes 24-vjeçari nga Ferizaj
Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj pasi një person ka ndërruar jetë, pas therjes me thikë.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30, ndërsa ai ishte dërguar për trajtim në Emergjencë, ku edhe ka vdekur.


“Rreth orës 21:30 ka ndërruar jetë personi i cili është therur me thikë. Bëhet fjalë për një mashkull i moshës 24-vjeçare”.

“Në vendngjarje kanë dalë policia, prokurori, forenzika dhe njësitet relevante”.

Policia thotë se ka dy persona të dyshuar lidhur me rastin dhe po punon për t’i kapur.