LAJMI I FUNDIT:

Manastirliu risjell në vëmendje masat e detyrueshme

Manastirliu risjell në vëmendje masat e detyrueshme

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, përmes një video ka risjell ne vëmendje masat e detyrueshme duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për të mbajtur në kontroll përhapjen e infeksionit.

“Normaliteti i ri kërkon që secili prej nesh të bëjë pjesë të përditshmërisë së tij vendosjen e maskës dhe zbatimin e rregullave të distancimit dhe higjienës. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të mbajtur në kontroll përhapjen e infeksionit. Bëj pjesën tënde për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm”, shkruan Manastirliu në postimin e saj në Twitter.


Ndryshe, me virusin COVID-19 deri tani janë infektuar 9 mijë e 844 qytetarë , 5 mijë e 732 janë shëruar kurse janë regjistruar 301 raste të vdekjes.