LAJMI I FUNDIT:

Ansu Fati thyen një rekord 84-vjeçar te Spanja

Ansu Fati thyen një rekord 84-vjeçar te Spanja
Ansu Fati (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Ansu Fati ka thyer një rekord të vjetër plot 84 vite te Kombëtarja e Spanjës.

Spanja e nisi edicionin e dytë të Ligës së Kombeve me një barazim 1-1 në udhëtim te Gjermania në kuadër të Grupit 4 në Ligën A.

Golat në këtë barazim u shënuan nga Timo Ëerner (51’) për gjermanët dhe Jose Gaya (90+) për spanjollët.


Megjithatë, shenj arriti të lë edhe futbollisti i talentuar i Barcelonës, Ansu Fati, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të në vend të Jesus Navas.

Me inkuadrimin në lojë, Ansu Fati arriti ta thyej një rekord të vjetër plot 84 vite apo rekord që daton nga viti 1936.

Sulmuesi debutoi në moshën 17 vjeç e 308 ditë, duke u bërë futbollisti i dytë më të ri që ka luajtur për Spanjën në historinë e vendit.

Përveç kësaj, sulmuesi anësor u bë edhe lojtari i 800-të që luan me fanellën e Spanjës, si dhe anëtari i parë i La Rojas që ka lindur në Guinea-Bissau.

Që nga Angel Zubieta, Spanja nuk kishte futur në lojë një lojtar kaq të ri në ekipin e parë.

Zubieta, i cili luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij në Argjentinë për San Lorenzo debutoi me 17 vjet dhe 284 ditë kundër Çekosllovakisë në prill të 1936, e para nga vetëm dy paraqitjet që ai bëri për Spanjën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori