LAJMI I FUNDIT:

313 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës, 8 prej tyre po trajtohen me respirator

313 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës, 8 prej tyre po trajtohen me respirator
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Shërbimi Spitalor Klinik e universitar i Kosovës ka njoftuar se nga 426 pacientët që po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale, 313 janë të konfirmuar më COVID-19.

Sipas komunikatës për medie, në respirator janë 8 pacientë, me metodën CPAP janë duke u trajtuar 24 pacient ndërsa me oksigjen 287 pacientë.


Në klinikat e QKUK-së, janë të shtrirë 153 pacientë, prej të cilëve 108 janë të konfirmuar pozitiv me coronavirus, 108 janë konfirmuar negativ, kurse 18 janë ende të pakonfirmuar.

Ndërkaq, nëpër spitalet rajonale të shtrirë janë 273 pacientë, nga të cilët 205 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 2 janë negativ, kurse të pakonfirmuar janë ende edhe 56 pacientë.

Ndryshe, Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive.

Bie numri i të infektuarve me COVID-19, shënohen 78 raste të reja dhe 9 të vdekur brenda 24 orëve
Lexo po ashtu Bie numri i të infektuarve me COVID-19, shënohen 78 raste të reja dhe 9 të vdekur brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.

78 rastet e reja me coronavirus, 29 vetëm në Prishtinë
Lexo po ashtu 78 rastet e reja me coronavirus, 29 vetëm në Prishtinë

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori