LAJMI I FUNDIT:

Pochettino: Messi është gati të jetë më i miri në Ligën Premier

Pochettino: Messi është gati të jetë më i miri në Ligën Premier

Trajneri Mauricio Pochettino ka thënë se Lionel Messi do të ishte më i miri në çdo ligë dhe mund të shkëlqejë nëse transferohet në futbollin anglez.

Messi i ka thënë Barcelonës se ai dëshiron të largohet pas një sezoni të tmerrshëm në Camp Nou ku ata humbën titullin e ligës ndaj Real Madridit dhe u shkatërruan 8-2 nga Bayern Munchen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


Ai është gjithashtu i pakënaqur me komentet publike të bëra nga presidenti Josep Maria Bartomeu dhe dështimi i klubit për të ri-nënshkruar me Neymar nga Paris Saint-Germain.

Messi mund të largohet për 100 milionë euro nga Barcelona
Lexo po ashtu Messi mund të largohet për 100 milionë euro nga Barcelona

Si rezultat, disa klube kryesore evropiane janë lidhur me një lëvizje për Messin, ku më favorit cilësohet Manchester City, i menaxhuar nga Pep Guardiola.

Disa kanë vënë në dyshim logjikën pas lëvizjes, duke qenë se Messi është 33 vjeç, nuk ka luajtur kurrë në një kampionat tjetër jashtë Spanjës dhe mund të kushtojë deri në 700 milionë euro për shkak të klauzolës së lirimit në kontratën e tij.

Sidoqoftë, Pochettino mendon se, nëse Man City nënshkruan Messin, ai do të jetë një sukses në Angli – ose kudo që të përfundojë.

Messi ka vendosur, sot pritet ta konfirmojë vendimin befasues për të ardhmen
Lexo po ashtu Messi ka vendosur, sot pritet ta konfirmojë vendimin befasues për të ardhmen

“Çdo gjë mund të ndodhë. Messi do të luajë ku të dojë; në Spanjë ose Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Pochettino për Ole.

“Ai është gati të jetë më i miri në çdo kampionat”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori