LAJMI I FUNDIT:

Messi ka vendosur, sot pritet ta konfirmojë vendimin befasues për të ardhmen

Messi ka vendosur, sot pritet ta konfirmojë vendimin befasues për të ardhmen

Lionel Messi thuhet se ka vendosur me 90 për qind të mbetet së paku edhe për një sezon te Barcelona edhe përkundër zërave për largim nga Camp Nou dhe një faksi të dërguar në zyrat e klubit ku kërkonte të lihet i lirë.

Telenovela “Messi-Barcelona” si duket do të zgjasë edhe më shumë, pasi ka shumë kundërthënie për të ardhmen e tij.


Javën e fundit është përfolur shumë për një largim të tij nga Camp Nou dhe shumë klube u interesuan për transferimin e tij.

Messi mund të largohet për 100 milionë euro nga Barcelona
Lexo po ashtu Messi mund të largohet për 100 milionë euro nga Barcelona

Megjithatë, mund të ketë një prapakthehu nga Messi, i cili thuhet se ka vendosur me 90 për qind të mbetet te Barcelona së paku edhe për një sezon.

Reporteri Martin Arevalo i kanalit TyC Sport, i cili zbuloi burofaksin e Messit dërguar Barcelonës ka thënë thotë se argjentinasi po vlerëson seriozisht të vazhdojë me katalunasit deri në 2021 dhe të largohet nga dera e madhe në fund të kontratës së tij.

“Ka 90 për qind shanse që Messi të mbetet ende në Barcelonë. Këtë të enjte do të ketë një vendim përfundimtar”, ka thënë fillimisht Arevalo.

“Messi po vlerëson seriozisht qëndrimin te Barcelona deri në vitin 2021 dhe të përmbushë kontratën e tij. Në këtë pikë ai po e vlerëson atë”.

“Drejtuesit i kërkuan atij që të qëndronte. Ai do ta zgjidhë së shpejti. Dhe do të komunikojë. Ne do të shohim se si do të përfundojë”, përfundoi ai.

Në programin ’90 minuta’ të Fox Sports, Marcelo Sottile gjithashtu siguroi se “nga mjedisi i Leos pohojnë se takimi ishte i mirë dhe mundësia e vazhdimësisë për një sezon më shumë në Barcelonë po rritet”.

Pas takimit, i cili përfundoi pak para orës nëntë të natës, Jorge dhe Rodrigo Messi, babai dhe vëllai i Leos, i transmetuan atij përfundimet e takimet.

Bartomeu përsëriti që klubi dëshiron që Leo të qëndrojë, se ata mbështeten tek ai 100 për qind dhe përsëri i ofruan rinovimin për dy vjet.

Mbetet të shihet tani e tutje cili do të jetë pozicioni i numri 10, i cili në fillim dukej i palëvizshëm në qëllimin e tij për të mos dashur të vishte më fanellën e Barçës, edhe pse ky informacion nga T&C mund të jetë një përparim i konfirmimit të ndryshimit të tij të mendjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori