LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mund të dërgojë Messin dhe Manchester Cityn në gjykatë – nëse argjentinasi kompleton transferimin si lojtar i lirë

Barcelona mund të dërgojë Messin dhe Manchester Cityn në gjykatë – nëse argjentinasi kompleton transferimin si lojtar i lirë

Barcelona ka eskaluar në kontaktet me Lionel Messin, duke e paralajmëruar atë se mund të përfundojë në gjykatë së bashku me Manchester Cityn, nëse kompleton kalimin si lojtar i lirë në Etihad, raportojnë mediat në Spanjë.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, klubi katalunas do t’i ndjekë rrugët ligjore qysh në momentin që 33-vjeçari kompleton kalimin te Citizens.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i befasoi Blaugranasit kur në zyrat e tyre dërgoi letrën për largim nga klubi i lojtar i lirë.


Por, argjentinasi u njoftua më pas se për t’u largua nga klubi, skuadra që i do shërbimet e tij duhet t’i paguajë plotë 700 milionë euro.

Sidoqoftë, nëse Messi sfidon durimin e Barcelonës për të kaluar si lojtar i lirë te Manchester City, atëherë do t’i padisë të dyja palët.

Jorge Messi, babai dhe agjenti i Leos, është duke mbajtur një takim me presidentin Josep Maria Bartomeu për të gjetur një zgjidhje më paqësore që të lejohen të largohen pa ndonjë mosmarrëveshje nga klubi pas 20 vitesh qëndrimi aty. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Nuk e festoi golin ndaj Irlandës dhe refuzoi shiritin e kapitenit, Rice zbulon arsyen pse

Përfaqësueset
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
Kalo në kategori