LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Interit, Ausilio flet hapur: Messi, Kante e Chiesa është e pamundur të vijnë, Brozovic mund të largohet

Drejtori sportiv i Interit, Ausilio flet hapur:  Messi, Kante e Chiesa është e pamundur të vijnë, Brozovic mund të largohet

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, rrëzoi shumë histori transferimesh që janë përfolur muajin e fundit, duke këmbëngulur se Lionel Messi, N’Golo Kante dhe Federico Chiesa nuk mund të vijnë te zikaltërit, pasi është e pamundur të transferohen, ndërsa sa i përket Marcelo Brozovic, ai mund të largohet.

Ausilio foli për Sportitalia në seancën e parë të Interit që po mbahet në Rimini, duke mohuar disa transferime që janë përfolur së fundmi.


“E vetmja gjë që mund të them është se Messin në Inter është e pamundur, nuk ka pasur kurrë ndonjë negociatë të çfarëdo lloji. Është e drejtë ta sqarojmë këtë një herë e përgjithmonë: Interi absolutisht nuk mund të përballojë lëvizje si kjo, pasi parametrat ekonomikë janë përtej mundësive tona”.

“Shpresoj që kjo është hera e fundit që njerëzit flasin për një negociatë që nuk ka ekzistuar kurrë”.

Ausilio gjithashtu foli edhe për raportimet se ka pasur oferta për anësorin e Fiorentinës, Chiesa dhe mesfushorin e Chelseat, që vlerësohet 50 milioën euro N’Golo Kante.

“Nuk ka asgjë me Chiesan. Ne e admirojmë djaloshin, por duhet të jemi realist për mundësitë që na lejon strategjia jonë e transferimit. Është e rëndësishme të jesh i sinqertë edhe me tifozët”.

“Kante është gjithashtu një lëvizje e pamundur për Interin. Mund të pranoj negociatat për Aleksandar Kolarov, pasi po flasim me Romën dhe me të. Është ende në procesin e negociatave, kështu që nuk ka asgjë përfundimtare ende”.

Kur bëhet fjalë për largimin e lojtarëve, Ausilio ishte i saktë.

“Brozovic e kuptoi që disa nga sjelljet e tij ishin të gabuara gjatë sezonit dhe disa situata u trajtuan pas dyerve të mbyllura në klub”.

“Ai është një nga lojtarët tek të cilët po mbështetemi, por nëse do të vinte një ofertë që i përshtatet lojtarit, ne do ta merrnim atë në konsideratë”.

“Vidal? Na pëlqen, kjo është e sigurt. Për momentin, ai është lojtar i Barcelonës. Nëse e lejojnë të largohet me kushtet e duhura, atëherë mund të mendojmë ta marrim”.

“Nainggolan? Është aset i Interit dhe ka ende dy vjet në kontratën e tij. Sot u paraqit në grumbullim dhe u vu në dispozicion të trajnerit. Do ta vlerësojmë me kujdes. Nuk e përjashtoj që ai mund të qëndrojë. Ka cilësi të shkëlqyera dhe besoj se mund të përmirësohet duke respektuar rregullat e sjelljes”.

“Milan Skriniar është një lojtar për të cilin kemi bërë një investim solid tre vjet më parë dhe ai ka bërë shumë mirë. Nuk ka bisedime për mbrojtësin”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori