LAJMI I FUNDIT:

“Kadare dhe muzika”,

“Kadare dhe muzika”,
Ismail Kadare

Nga: Afrim Shabani

Vasil Tole nuk është vetëm një muzikolog e kompozitor. Ai mbi këtë është një studiues që vëzhgon në thellësi fenomene të ndryshme që kanë të bëjnë me artin pa fjalë dhe artin e fjalës së shkruar. Dhe kur i rreket kësaj çështjeje, di të shënjestrojë mu në qendër, në kuptimin se trajtesa e tij zë vend dhe ka këndvështrimin e saktë.

E kristaltë është vepra e Toles “Kadare dhe muzika” për të gjitha ato çfarë ka pikasur autori në raportin e prozatorit tonë me muzikën, ose më saktë me folkorin shqiptar, me këngët epike, baladat, legjendat, këngët e vajit e kështu me radhë. Tole dëshmon se Kadare është një njohës i shkëlqyer i folklorit kombëtar, i muzikës në përgjithësi dhe pikërisht ai di më pas ta barti funksionalitetin e këtij thesari për t’i shërbyer veprës, kontekstit kohor, lexuesit e kështu me radhë. Dhe, kur gërmon qoftë edhe vetëm te Dosja H, mund ta imagjinojmë se ç’perla dalin në sipërfaqe.


Vërtetë Tole di të na dhurojë kryevepra të domosdoshme për artin në përgjithësi, për gjuhën e kështu me radhë.

Në trend Kultura

Më shumë
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA

LAMTUMIRË VËNDET E MIJA

Poezi
PAS VDEKJES SIME

PAS VDEKJES SIME

Poezi
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
“Dhoma e gjumit” e van Goghut

“Dhoma e gjumit” e van Goghut

Piktura
Çfarë është kultura?

Çfarë është kultura?

Kulture
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
Kalo në kategori