LAJMI I FUNDIT:

Biznesmeni i lidhur me Kremlinin zotohet se do ta ‘shkatërrojë’ liderin e opozitës ruse Alexei Navalny

Biznesmeni i lidhur me Kremlinin zotohet se do ta ‘shkatërrojë’ liderin e opozitës ruse Alexei Navalny

Biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin është zotuar se do ta shkatërrojë liderin e opozitës ruse Alexei Navalny, i cili është në gjendje kome në një spital të Berlinit, pas pretendimeve për helmim që i është bërë ditë më parë.

I njohur si “kuzhinieri i Vladimir Putinit”, sipas njoftimit të kompanisë Concord duke cituar Prigozhinin, thuhet se ai synon të zbatoj një vendim gjykate të vitit të kaluar që Navalny dhe bashkëpunëtorët e tij duhet t’i paguajnë atij pothuajse 1.2 milion dollarë.

“Unë kam ndërmend që ta zhvesh këtë grup të njerëzve të paskrupullt. Nëse shoku Navalny godet kovën, personalisht nuk kam ndërmend ta ndjek penalisht në këtë botë”, ka thënë ai, shkruan Moscow Times, përcjell Telegrafi.


Kundërshtari i Putinit, Navalny u dërgua për shërim në Gjermani
Lexo po ashtu Kundërshtari i Putinit, Navalny u dërgua për shërim në Gjermani

Një gjykatë në muajin tetor 2019, mori vendim që Navalny, bashkëpunëtori i tij Lyubov Sobol dhe Fondacioni Kundër Korrupsionit që ai themeloi, duhet të paguajnë 1.2 milionë dollarë për kompaninë Moskovsky Shkolnik.

Sipas raportimit të medieve, kjo kompani është e lidhur me Prigozhinin, por që ai deri më tani e ka mohuar këtë lidhje.

Puthjet e vdekjes së 'kuzhinierit të Putinit': Fabrika e dezinformatave dhe ushtria në hije e drejtuar nga shteti
Lexo po ashtu Puthjet e vdekjes së 'kuzhinierit të Putinit': Fabrika e dezinformatave dhe ushtria në hije e drejtuar nga shteti

Biznesi i tij zyrtar i Yevgeny Prigozhin është një konsorcium i gjerë hotelerie që ofron ushqime për miliona ushtarë rusë, policë, prokurorë, pacientë në spital dhe nxënës në shkolla në këmbim të pagesave të majme të financuara nga taksapaguesit rusë, e që në vitin 2011 u vlerësuan të janë të paktën 3 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori