LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Akterët institucional duhet ta kuptojnë që kauza e rimëkëmbjes ekonomike është kombëtare

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një intervistë për Telegrafin

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Albert Spahiu, ka thënë se, të gjitha akterët politikë duhet ta kuptojnë se kauza e rimëkëmbjes ekonomike në këtë periudhë të pandemisë COVID-19 është kauzë kombëtare.

Ai ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që ta gjejnë formën e pajtueshmërisë për temat kombëtare.

“Mos miratimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike është në vazhdën e joseriozitetit të Kuvendit në raport me temat ekonomike, ata janë insistues në disa tema që nuk ndikojnë në mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe as nuk janë të dobishme për ekonominë e vendit. Kur po është temë ekonomia, ata po janë joprofesional dhe joserozioz. Kjo nuk i bënë mirë ekonomisë. Të gjithë akterët institucional duhet ta kuptojnë që kauza e rimëkëmbjes ekonomike nuk është kauzë politike, kauzë e një qeverie por kauzë kombëtare”, tha Rukiqi.


I pari i OEK-ut, thotë se Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet të miratohet sa më parë, ku sipas tij, duhet të jetë gati në fillim të muajit shtator.

“Mund të debatohet për një pjesë të ligjit, por jo të vihet në atë situatë që të janë prezentë vetëm 48 deputetë në seancë parlamentare. Pra, Kuvendi dhe Qeveria duhet ta gjejnë formën që të arrihet një pajtueshmëri për temat kombëtare. Ky Ligj duhet të miratohet sa më shpejtë. Po flas për fillimin e muajit shtator, pasi që është muaji kritik, sepse ka rritje të shpenzimeve për secilën familje edhe për bizneset në përgjithësi”, tha ai.

Po ashtu, Rukiqi në këtë intervistë ka folur edhe për kohën e zbatimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike dhe për pasojat që ka sjell pandemia COVID-19 në biznesin vendor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Kalo në kategori