LAJMI I FUNDIT:

Pesë këshillat që duhet të dini nëse do të keni intervistë pune në mënyrë virtuale

Pesë këshillat që duhet të dini nëse do të keni intervistë pune në mënyrë virtuale

Nëse keni arritur të caktoni kohën se kur do ta mbani intervistën virutale, urime! Ju pothuajse keni fituar punën.

Tani është koha për t’u përgatitur për sukses dhe për të marr këshillat e duhura që të mund të fitonin punën.


Më shumë kompani po kryejnë intervista në internet këto ditë. Kjo sepse mund të jetë me të vërtetë efikase, si për kandidatin ashtu edhe për kompaninë.

Prandaj, në mënyrë që të jeni më të përgatitur, më poshtë gjeni disa këshilla për një përgatitje të suksesshme:

Përgatitja

Të kesh një intervistë pune virtuale nuk do të thotë që nuk duhet ta marrësh seriozisht. Trajtojeni sikur të intervistoheshit personalisht. Ju duhet të hulumtoni plotësisht kompaninë, industrinë e saj, produktet e saj dhe arritjet e saj në mënyrë që të jeni të gatshëm t’i diskutoni ato gjatë intervistës suaj.

Gjithashtu, mos harroni të përgatisni disa pyetje për të bërë vetë intervistuesit kur të vijë koha.

Përpikmëri

Për një intervistë normale, është e sjellshme të shfaqeni afro dhjetë minuta më herët. Kjo hile vlen edhe për intervistat me video, përveç se është më shumë sesa të tregosh vetëm se je person i përpiktë. Ju dëshironi të jeni herët në intervistën tuaj në internet sepse mund t’ju duhet pak kohë për t’u kyçur. Për shembull, nëse kompania përdor një program video që nuk e keni përdorur kurrë, mund të duhet ca kohë për të shkarkuar aplikacionin.

Teknologjia

Do të ishte një gjë e keqe nëse zbuloni se mikrofoni ose kamera juaj nuk funksionojnë menjëherë përpara intervistës suaj. Kur përgatiteni për intervistën tuaj me video, sigurohuni që mjetet që do të përdorni janë në rregull.

Mjedisi / Vendosja

Zgjidhni vendndodhjen tuaj me shumë kujdes. Jini të kujdesshëm në vendet si kafenetë apo hapësirat e tjera, sepse do të doni të shmangni tingujt e përgatijes së kafeve dhe njerëzve të tjerë në sfond. Mundohuni të gjeni një zonë me një mur të thjeshtë për ta përdorur si sfondin tuaj, dhe sigurohuni që ndriçimi juaj nuk po krijon shkëlqim ose hije. Vendosja ideale për një intervistë me video është një dhomë e izoluar në të cilën mund të mbyllni çdo shqetësim.

Flisni ngadalë dhe qartë

Kur përdorni teknologjinë për një intervistë me video thirrje, mund të ketë vonesa ose mikrofoni mund të mos marrë zërin tuaj mirë. Për të mos lejuar që kjo të ndodhë, merrni kohën kur flisni dhe shqiptoni fjalët tuaja. Kjo do të sigurojë që intervistuesi juaj mund t’ju dëgjojë dhe t’ju kuptojë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Ushqim i shëndetshëm
Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut

Harrojeni palestrën! Pesë ushtrime të thjeshta në shtëpi që shkrijnë dhjamin e barkut

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Mbyllini poret në mënyrë natyrale

Mbyllini poret në mënyrë natyrale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori