LAJMI I FUNDIT:

Barcelona monitoron situatën e Guardiolas në Man City

Barcelona monitoron situatën e Guardiolas në Man City

Klubi katalunas, Barcelona po monitoron situatën e trajnerit Pep Guardiola te Manchester City.

Bordi i Barçës do të takohet të hënën kur pritet të shkarkojnë trajnerin Quique Setien pas eliminimit turpërues në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munichu.

Si pasues të Setienit janë përmendur shumë emra si ai i Xavit, Mauricio Pochettino, Ronald Koeman dhe Thierry Henry.


Rezultatet e sondazhit të Marca: Tifozët e Barcelonës duan president dhe trajner të ri, si dhe vetëm shtatë lojtarë të mbesin në klub
Lexo po ashtu Rezultatet e sondazhit të Marca: Tifozët e Barcelonës duan president dhe trajner të ri, si dhe vetëm shtatë lojtarë të mbesin në klub

Megjithatë, tashmë ka dalë në pah një emër i ri, por jo i panjohur për klubin e madh nga Camp Nou.

Sipas mediumit të njohur Tuttomercatoweb, një rikthim i Guardiolas te Barcelona është gjithashtu në shqyrtim të bordit drejtues.

Me Cityn e eliminuar gjithashtu nga Liga e Kampionëve nga Lyon dje (e shtunë), katalunasi ka kaluar nën kritika të forta për taktikat e tij.

Mallkimi i Guardiolas në Ligën e Kampionëve me Man City: Gati 800 milionë euro të shpenzuara dhe asnjë gjysmëfinale
Lexo po ashtu Mallkimi i Guardiolas në Ligën e Kampionëve me Man City: Gati 800 milionë euro të shpenzuara dhe asnjë gjysmëfinale

Dhe inkurajuese për Barcën është se Guardiola është në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me Cityn.

Për momentin, menaxheri i Cityt nuk është nën asnjë kërcënim të largimit nga puna, megjithëse Barca mund të bënte një afrim në ditët e ardhshme. /Telegrafi/