LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e sondazhit të Marca: Tifozët e Barcelonës duan president dhe trajner të ri, si dhe vetëm shtatë lojtarë të mbesin në klub

Rezultatet e sondazhit të Marca: Tifozët e Barcelonës duan president dhe trajner të ri, si dhe vetëm shtatë lojtarë të mbesin në klub
Foto: Marca

Shumica e tifozëve të Barcelonës fajësojnë bordin e klubit për dështimet e tyre kohëve të fundit.

Përkrahësit e Barcelonës duan të thërrasin zgjedhje të parakohshme për të zëvendësuar presidentin Josep Maria Bartomeu me efekt të menjëhershëm.


Kjo sipas një studimi të realizuar nga gazeta Marca, në të cilën tifozët e Barcës ishin në gjendje të votonin për një numër kategorish që kishin të bënin me klubin e tyre.

Garda e vjetër e Barcelonës: A është ndonjëri i sigurt?
Lexo po ashtu Garda e vjetër e Barcelonës: A është ndonjëri i sigurt?

Për sa i përket fajit, 62 për qind e atyre që hynë në sondazh mendojnë se përgjegjësia i takon bordit drejtues, ndërsa 32 për qind votuan për lojtarët dhe gjashtë për qind për trajnerin Quique Setien.

Për më tepër, 77 për qind e votuesve mendojnë se Setien duhet ta lë rolin e tij si trajner këtë verë.

Si zëvendësim i tij, Xavi ishte zgjedhja e preferuar e tifozëve me 36 për qind të votave përpara Mauricio Pochettino (15 për qind), Ronald Koeman dhe Roberto Martinez (të dy me nga 12 për qind).

Setien pritet të shkarkohet, këta janë tre kandidatët për të marrë stolin e Barcelonës
Lexo po ashtu Setien pritet të shkarkohet, këta janë tre kandidatët për të marrë stolin e Barcelonës

Kur erdhi për tu vlerësuar sezoni 2019/20 i Barcelonës, një përqindje dërrmuese prej 90 për qind e votuesve e vendosën sezonin si ‘i dështuar’.

Pas një sezoni që nuk prodhoi trofe dhe një humbje poshtëruese 8-2 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, 85 për qind e votuesve thanë që të mbahen zgjedhje të parakohshme për të zëvendësuar Bartomeun me efekt të menjëhershëm, ndërsa 15 për qind e tjerë ishin të lumtur të prisnin deri vitin tjetër.

Vetëm shtatë lojtarë që ia vlen t’i mbajnë

Përkrahësit e Barcelonës gjithashtu u pyetën nëse mendojnë se do të ishte më mirë që secili lojtar të ruhej në skuadrën e ekipit të parë apo t’i lënë të shkojnë.

Votuesit menduan se duhet të qëndrojnë vetëm Marc-Andre ter Stegen, Ansu Fati, Riqui Puig, Lionel Messi, Clement Lenglet dhe Ronald Araujo, ndërsa ata preferuan që pjesa tjetër të largohej këtë verë.

Vetëm afërsisht dy të tretat e votuesve – 67.3 për qind për të qenë të saktë – menduan se Messi duhet të qëndrojë në Camp Nou sezonin e ardhshëm.

Vota më e madhe për një lojtar për t’u larguar ishte për Antoine Griezmann, me 68.5 për qind të votuesve që mendonin se ai duhet të largohej.

Përforcimet në mbrojtje

Eliminimi i turpshëm i Ligës së Kampionëve nga Bayerni u votua si momenti më i keq i sezonit 2019/20, me 42 për qind të votave.

Ndoshta si rezultat, 46 për qind e votuesve mendojnë se mbrojtja duhet të përforcohet në afatin kalimtar të transferimeve, krahasuar me 30 për qind në mesfushë dhe 20 për qind në sulm.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori