LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Në Indi i cili është vendi i tretë më i prekur nga coronavirusi i ri (COVID-19) në botë në 24 orët e fundit janë shënuar 944 vdekje.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 63,490 raste të reja, duke e rritur në 2.589.682 numrin e të infektuarve, ndërsa me 944 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 49.980 numri i viktimave nga COVID-19.


Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur gjithsej në 1.862.258.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 41,576 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 3.317.096 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 107.232, me 709 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh është më i prekuri në vend nga pandemia me 686,122 raste dhe 26,613 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.404.272.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, Brazili radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 635 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 55,543. Ndërkaq, me 6.345 raste të reja, është rritur në 517,714 numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri më tani, në vend janë shëruar 351,372 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars. /AA/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori